Islami deputetëve të PDK-së: Ju s’mund të flisni për luftë, flamur e komb, por për hajni e korrupsion

Aktuale

Islami deputetëve të PDK-së: Ju s’mund të flisni për luftë, flamur e komb, por për hajni e korrupsion

Nga: G.B Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 17:06
Kuvendi i Kosovës

Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, ka thënë se duke e parë se çka po flet opozita, po i shtohet edhe më shumë shpresa se Qeveria Kurti do ta bëjë ndryshimin e duhur, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka quajtur komandantë deputetët e PDK-së, derisa ka thënë se ata folën për UÇK-në e flamurin e kombin, por që s’kanë të drejtë morale të flasin për to, ata mund të flasin për hajni e korrupsion.

“Kurti krenaria e luftës, flamurit e Kombit”, ka shkruar Islami në Facebook.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Tu e pa opozitën se çka po flasin, kjo veq sa ma shton shpresën se Qeveria Kurti do të bëjë ndryshimin e duhur!

1. Komandant Tahiri!
2. Komandant Hoxha!
3. Komandant Kuqi!
4. Komandant Ismajli!
5. Komandant Krasniqi!

Krejt këta sot folën për UÇK-në, Flamurin e Kombin!

Këta as drejt morale nuk kanë me fol për luftën, shtetin, flamurin, Kombin!
Këta munden me fol për hajni, korrupsion, zhvatjen

Kurti krenaria e luftës, flamurit e Kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat