Kurti: Taksën 100 % do ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë

Aktuale

Kurti: Taksën 100 % do ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 14:24
Nataliya Apostolova, Albin Kurti

(E plotësuar) - Kurti: Reciprociteti i plotë do të zëvendësojë tarifën ndaj Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se reciprociteti i plotë, politik, ekonomik dhe tregtar do ta zëvendësojë tarifën 100 përqind ndaj Serbisë. Kjo sipas tij nuk do t’i kthejë raportet mes shteteve në marrëdhënie asimetrike, por në avancim fqinjësor bilateral.

Shefi i ekzekutivit kosovar këtë e pohoi në prani të shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku mbajtën një konferencë të përbashkët, e ku u theksua përkushtimi drejt rrugëtimit evropian të Kosovës.

Kurti: Në marrëdhëniet me Serbinë do të avancojmë, por me reciprocitet të plotë

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë. Edhe për shkaqe historike dhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100 përqind. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti. Edhe LDK edhe LVV edhe zonja Osmani edhe unë pra mbi 60 përqind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve kanë qenë me parimin e reciprocitetit. Unë besoj se edhe ata që janë sot në opozitë ose ata që nuk na votuan, mund të mos pajtohen me mua për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë dakord”, tha Kurti.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se BE do të vazhdojë të përkrah Kosovën me projekte të reja, por sugjeroi që të largohet tarifa 100 përqind ndaj Serbisë dhe e rëndësishme për ta është rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Apostolova: Për ne është shumë me rëndësi që dialogu me Serbinë të fillojë

“Konsiderojmë se tarifa ka shkelur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe marrëveshje të tjera si CEFTA dhe të tjera në të cilat është Kosova. Kemi dërguar letra të ish-kryetarit Junker në këtë drejtim. Tani po presim që qeveria e re të dalë me propozime dhe ide të reja se si do të trajtojë këtë çështje. Nuk dëshirojmë të parashikojmë se cila do të jetë zgjidhja vetëm dëshirojmë që këto bisedime të vazhdojnë. Për ne është shumë me rëndësi që dialogu me Serbinë të fillojë”, tha ajo.

Kjo është dita e dytë e punës e kryeministrit, Albin Kurti, i cili vazhdimisht ka pritur në takime ambasadorë të huaj të akredituar në Prishtinë.

***

-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Ai pas takimit, në konferencë ka thënë se taksa 100 % e vendosur ndaj Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën e Hercegvinë në një fjali asnjëhere, për shkaqe historie, jemi këtu ku jemi si qeveri e re, për shkak të serbisë do të kemi reciprocitet të plotë si zevendësim të tarifës 100 %.

LDK dhe LVV edhe zonja Osmani dhe une mbi 60 % të votive në Kosovë në mesin e shqipëtarëve kanë qenë praktikisht në parimin e reciprocitetit.

Për reciprocitetin janë dakord edhe ata që nuk më votuan”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai me këtë rast ka falenderuar shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, për ndihmën që i ka ofruar shtetit të Kosovës.

“Shpreha zotimin tonë që të ndjekim me vëmëendje dhe përkushtim të gjitha projektet, proceset e integrimitt të kosovës në BE, pesë vendet që na e kanë vështrirësua rrrugën tonë evropiane. E falenderova për ndihmen e fundit për 75 milionë eurove për termocentralin Kosova B.

Mbetemi të përshkurar në rrugetimin evropian drejt familjen evropiane.

Ne duhet ta ndërtojmë BE si vlerë si standard brenda vendit tonë, këtë nuk mund ta bëjë BE për neve por duhet të na ndihmojnë”, ka thënë ai.

Apostolova ka përshëndetur formimin e Qeverisë Kurti.

***

Kurti në konferencë pas takimit me Apostolovën (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat