E thotë Thaçi: SHBA këmbëngulëse që marrëveshja finale me Serbinë të ndodhë këtë vit

Aktuale

E thotë Thaçi: SHBA këmbëngulëse që marrëveshja finale me Serbinë të ndodhë këtë vit

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:59
Hashim Thaçi dhe Richard Grenell

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se takimi që pati sonte me ambasadorin Richard Grenell në Munih, është rikonfirmim i zotimit të SHBA-ve, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të arrihet gjatë këtij  viti.

Presidenti Thaçi u shpreh se kjo po ndodh me këmbëngulje për hapjen e një perspektive të re për qytetarët e Kosovës.

”Ka qenë takim produktiv me një rikonfirmim të zotimit të SHBA-ve dhe presidentit Trump, por edhe Sekretarit Pompeo dhe rolit udhëheqës në këtë proces ndërmjet Kosovës e Serbisë, Ambasadorit Grenell që procesi të shtyhet përpara”.

”Dhe të punohet këmbëngulësisht që të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës e Serbisë gjatë këtij viti, që do të përmbyllej me njohje reciproke”.

”Si rezultat do të hapej përspektivë e sigurt për shtetin e Kosovës që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Kombeve të Bashkuara”.

”Dialogu nuk ka alternativë, me arritjen e kësaj marrëveshjeje do të ketë një perspektivë e sigurt zhvillimore dhe një perspektivë cfare e duan qytetarët e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat