Mësohet se çfarë do të bëjë Albin Kurti me pagën e tij

Aktuale

Mësohet se çfarë do të bëjë Albin Kurti me pagën e tij

Nga: A.J. Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 09:58
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi që ka marr vendimin për shfuqizimin e vendimit për uljen e pagave për të dhe stafin e tij, Ish kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë në një nga televizionet e Kosovës  ka vazhduar më idetë e tij kundër kryeministrit Albin Kurti i cili tashmë ka marr vendim për uljen e pagave për vete dhe stafin e tij.

Haradinaj ka thënë se paga e Albin Kurtit prej 1500 euro është e vogël për një kryeministër.

“Albin Kurtit nuk i dalin 1500 euro rroge per setra, kravate e me pagu qerane. Mos të korruptohen le të punojnë edhe kaq duhen. Juve  mos më ju dhanë pagën e meritume, dhe nuk ka logjikë që kryeministri më pas pagën më të vogël se ju. Ideja për me qenë krejt të varfër nuk është e duhur.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar edhe vendimin e Kurtit për uljen e pagave për anëtarët e qeverisë.

Haradinaj, në një intervistë ka thënë se sikur vendimi të merrej po të mos ekzistonte Ligji i pagave do të kishte qenë në rregull.

“Ligji i Pagave është në Gjykatë Kushtetuese. Është e pashpjegueshme që një qeveri të merr një vendim derisa vendimi në Kushtetuese është pak ditë para marrjes”.

Haradinaj thotë se rritja e pagës së kryeministrit me arsyetimin e kravatave ka qenë një shaka, por thotë se qëllimi parasegjithash ka qenë t’i ngritët paga sistemit të drejtësisë.

“Kam pasur edhe presione brenda kabinetit për t’u ngritur pagat gjyqtarëve”.

I pari i AAK-së ka thënë Kurti ka ndryshuar shumë dhe së fundmi shihet edhe respekti që flet për Listën Serbe.

“Ata [Lista Serbe] janë po të njëjtit siç kanë qenë edhe kur ishin në qeveri bashkë me ne”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat