Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes, është mesazh për paqe me Serbinë

Aktuale

Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes, është mesazh për paqe me Serbinë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 10:10
Hashim Thaçi

Dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq sot kanë nënshkruar në Mynih marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se me këtë arritje të marrëveshjes rajoni do të ketë paqe dhe zhvillim ekonomik.

“Është një hap tjetër i kësaj marrëveshjeje së sotme të të progresit pas linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat