Kurti i del në mbrojtje nënkryetares së VV-së që u sulmua nga PDK-ja - Bota Sot
Kurti i del në mbrojtje nënkryetares së VV-së që u sulmua nga PDK-ja

Aktuale

Kurti i del në mbrojtje nënkryetares së VV-së që u sulmua nga PDK-ja

Nga: A.ZH Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:53
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Edhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Tinka Kurti, i ka dalë në mbrojtje nënkryetares partia e saj Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, pas sulmeve që po iu bëhen nga deputetë të opozitës, veçanërisht nga ata të PDK-së.

Kurti ka thënë se Mulhaxha-Kollçaku, nuk i ka bërë asnjë dëm shtetit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Mulhaxha-Kollçaku e nderon dhe e lartëson luftën e UÇK-së.

Dëme siç ka thënë anëtarja e VV-së, Kosovës i kanë shkaktuar ata që e votuan Gjykatën Speciale.

“Znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku nuk i ka bërë asnjë dëm shtetit të Kosovës. Përkundrazi, është qytetare aktive në dobi të komunitetit, është nënkryetare e Levizjës që e lartëson dhe nderon luftën e UÇK-së. Ata që e votuan Gjykatën Speciale po, kanë sjellë shumë dëme për popullin e për vendin. Ky votim, as nuk është faji i vetëm i tyre”, ka shkruar Tinka Kurti në një postim në Facebook./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat