Takimi në Bruksel, Thaçi pranë Plenkoviqit - Bota Sot
Takimi në Bruksel, Thaçi pranë Plenkoviqit

Aktuale

Takimi në Bruksel, Thaçi pranë Plenkoviqit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 20:54

Ka nisur në Bruksel takimi joformal ndërmjet krerëve të ri evropianë dhe liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili para fotografimit të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim, ka pasur një bisedë të shkurtër me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, gjë që mund të shihet në një fotografi para fillimit të takimit.

Pjesë e këtij takimi janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kroacisë Andreja Plenkoviq, vendi i të cilit kryeson Presidencën evropiane, kryetarja e KE-së Ursula Von der leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Image

Në tryezën e rrumbullakët, presidenti i Kosovës është ulur pranë kryeministrit të Kroacisë Andrea Plenkoviq, ndërsa pranë këtij të fundit është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Para takimit, preside nti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka deklaruar se darka joformale me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jetë një mundësi për të ri-konfirmuar perspektivën evropiane të këtyre vendeve.

Takimi është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor më 6 maj në Zagreb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat