Thaçi: Ushtria e Kosovës synon objektiva të reja

Aktuale

Thaçi: Ushtria e Kosovës synon objektiva të reja

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:23
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u është drejtuar ushtarëve të FSK-së.

Nga kazerma e FSK-së, komandanti suprem tha se Kosova është prodhues i paqes dhe faktor i sigurisë në rajon, derisa theksoi se në të ardhmen e afërt Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s.

Pas parakalimit para trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me uniformë ushtarake, i pari i vendit theksoi se rëndësinë e bartjes së uniformës së FSK-së, dhe tha se bazamenti i Ushtrisë së Kosovës është gjaku i derdhur për liri.

Thaçi shprehu fjalët më të mira për FSK-në, duke vlerësuar punën e tyre dhe rezultatet që kanë arritur në situatat e krizave në rajon.

Thaçi: FSK - pasqyra më e mirë e Kosovës të lirë

“Disiplina juaj ushtarake, etika e lartë vërehet kudo në Kosovë. Ju jeni ushtri e re, por ushtri moderne. FSK ës htë pasqyra më e mirë e Kosovës të lirë dhe demokratike...Tashmë në etapën e dytë Ushtria e Kosovës synon objektiva të reja drejt konsolidimit të mëtutjeshëm, plotësimin me kuadro të reja drejtuese, rekrutimin e stafit dhe gjithë të tjera. Ju jeni institucioni që gëzoni respektin më të gjerë qytetarë, ju do të jeni të gatshëm për të marrë pjesë në aksione humanitare kudo që kërkohet nga shtetet mike”, tha ai.

Krahas saj, presidenti Thaçi tha se FSK do të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me NATO-n.

Thaçi: Kosova do të jetë prodhues i paqes

“Kosova do të jetë prodhues i paqes, faktor i sigurisë në rajon, dhe bashkëpunimin me NATO-n. Kosova në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e NATO-s”, tha ai.

I pari i shtetit tha se bartja e uniformës së ushtrisë në periudhën e luftës ka qenë nderi më i madh në jetën e tij.

Ndryshe, sot më herët në kazermën “Adem Jashari” ës htë mbajtur ceremonia me rastin e 12-vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Kosovës, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, por jo edhe presidenti Thaçi, pasi ai ishte për vizitë jashtë vendit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat