Vetëvendosje me një reagim të ashpër ndaj Hashim Thaçit, zbulojnë se çfarë bëri presidenti gjatë ditës

Aktuale

Vetëvendosje me një reagim të ashpër ndaj Hashim Thaçit, zbulojnë se çfarë bëri presidenti gjatë ditës

Nga: N.H Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:56
Hashim Thaçi

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, ku ka kritikuar të parin e vendin, se si krejt kundër traditës dhe rregullave institucionale ka organizuar një paradë në FSK.

Sipas Dugollit, ky gjest i Presidentit, përveçse është i pa pranueshëm, është edhe i rrezikshëm.

“Kompetencat e Presidentit i përshkruan qartë Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila edhe pse Presidentit të vendit ja njeh të drejtën e Komandantit të Përgjithshëm, FSK duhet ti nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike. Autoritet civil i zgjedhur është Qeveria, prandaj në kushtet normale (përjashto gjendjen e jashtzakonshëm), Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria janë autoriteti të cilit FSK-ja do duhej ti përgjigjeshin e jo tekave të Presidentit”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Festa e Pavarësisë së Kosovës nuk është private!

Agjenda protokollare e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës shkoj shumë bukur, edhe pse Këshilli Organizativ i Qeverisë Kurti, nuk kishte shumë kohë në dispozicion për të treguar ndonjë kreativitet.

Mirëpo, edhe në këtë festë, doli dikush që e stërkeqi angazhimin institucional. E ky dikush, është hiq më pak se Presidenti i Kosovës.

Ai nuk mori pjesë në ceremoninë qendrore shtetrore në FSK, ku ishin prezent të gjitha institucionet dhe drejtuesit e tyre (duke përfshi edhe Ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike), por veproj krejt kundër traditës dhe rregullave institucionale duke organizu një paradë në FSK, krejt private vetëm për nevojat e tij personale!!

Ky gjest i Presidentit, përveçse është i pa pranueshëm, është edhe i rrezikshëm. Kompetencat e Presidentit i përshkruan qartë Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila edhe pse Presidentit të vendit ja njeh të drejtën e Komandantit të Përgjithshëm, FSK duhet ti nënshtrohet kontrollit të autoriteteve civile të zgjedhura në mënyrë demokratike. Autoritet civil i zgjedhur është Qeveria, prandaj në kushtet normale (përjashto gjendjen e jashtzakonshëm), Ministri i Mbrojtjes dhe Qeveria janë autoriteti të cilit FSK-ja do duhej ti përgjigjeshin e jo tekave të Presidentit.

Në këtë paradë, askund nuk u duk ndonjë përfaqsues civil i zgjedhur. Kishte gjeneral, drejtues ushtarak dhe një Presidenti gjysëm i informuar. Ky nuk është mesazhi që qytetarët e republikës do duhej të merrnin në këtë festë.

Mjerisht, kjo që po shohim, më shumë i ngjason një përpjekje të deshtuar të një grushtshteti se sa shënim i ditëlindjes së Republikës së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat