Shumë vizitorë në kullën e Isa Boletinit - Bota Sot
Shumë vizitorë në kullën e Isa Boletinit

Aktuale

Shumë vizitorë në kullën e Isa Boletinit

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:56
Kulla e Isa Boletinit

Në vendlindjen e tij, gjendet kulla e heroit shqiptar Isa Boletini.Aty prehen edhe eshtrat e atij që sakrifikoi shumë për vendin .

E gjatë ditës së hënë, në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ky vend u vizitua nga qytetarë të shumtë.Madje pati të tillë që erdhën nga Shqipëria, për t`iu bashkuar festës në Kosovë.

E ndryshe nga ta, që e vizituan për here të pare, ka të tillë që vijnë më shpesh këtu.Një nga ta është Ismet Peci, banor i këtij fshati.

E ciceroni i kësaj kulle, është stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.Ai thotë se sidomos për festen e 17 shkurtit e 28 nëntorit, ky muze vizitohet shumë, mirëpo shpreson që edhe qeveritarët të vijnë për vizitë.

Kulla e Isa Boletinit është renovuar për here të fundit në vitin 2005.Ndërsa tani po në këtë ambient, është duke u ndërtuar edhe kulla e Burrave e cila është djegur 6 herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat