Dëshmia tronditëse: Mësuesi i muzikës në Fier dhe kolegu i tij bënin seks me të njëjtën vajzë njëri pas tjetrit

Aktuale

Dëshmia tronditëse: Mësuesi i muzikës në Fier dhe kolegu i tij bënin seks me të njëjtën vajzë njëri pas tjetrit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Emisioni “Stop” transmetoi me zë e figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë.

Dëshmia e parë vjen nga një djalë i cili tregon se si ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale.

Ai, tregon se si profesori Bego “e këshillonte” vajzën të mos bëjë seks me bashkëmoshatarë, pasi ata nuk dinë të bëjnë seks. Në fund ai pohonte se e kishte dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Rrëfimi i djalit:

Djali: Kam qenë student i liceut “Jakov Xoxa” dhe sapo pashë emisionin, denoncimin e profesorit Agron Bego, ndjeva që edhe unë të flisja për ato që di.

Saimiri: Je i gatshëm, që të gjitha këto që të më thuash këtu t’i thuash përpara organeve?

Djali: Çdo gjë që them.

Saimiri: Domethënë mban përgjegjësi të plotë për këto që thua?

Djali: Po, pa pikë e presje, pa shtuar asnjë lloj gjëje.

Saimiri: Dakort. Më trego ca detaje nga të gjitha ato, që ti do t’i tregosh, ngjarje…ndoshta të vajzave, jo nuk dua emra konkretë për të mos i rënduar ato, por të pedagogëve e profesorëve.

Djali: Di që ata qenë të lidhur me njëri tjetrin. Disa vajzave që i kish marrë në duar pot hemi…që I kanë pas të tyret dhe mre presionet që iu kanë bërë, kanë abuzuar seksualisht me to.

Saimiri: Kanë ndodhur abuzime seksuale?

Djali: Po po po…

Saimiri: Ti ke qoftë dhe një rast të vetëm të një femre që ka ndodhur kjo?

Djali: Po është një rast shumë banal. Nuk e harroj dhe s’besoj ta harroj ndonjëherë. Ka qenë rasti i një vajze i cili professor Agroni, mbasi e mbaronte punën e vet, punë me vajzën, i jepte çelsat një profesori tjetër…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat