Haxhiu-Albin Kurtit: Tregoju njerëzve pse ke qenë në Binqë, me kë u takove dhe pse

Aktuale

Haxhiu-Albin Kurtit: Tregoju njerëzve pse ke qenë në Binqë, me kë u takove dhe pse

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 23:00
Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu, deputet i PDK’së sonte në DPD i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës.

Tutje Haxhiu ka përmendur një vizitë të çuditshme të Kurtit në fshatin Binqë, ku i thotë që të arsyetohet tash para qytetarëve se me kë është takuar atje.

‘’Tregoju njerëzve pse ke qenë në Binqë. U ndalu duke shku në fshatin Binq, me kë u taku dhe pse u taku. Sepse aty fillon radikalizimi i Kurtit dhe VV’së.’’

“Unë  kam kërku prej tij sqarimet dhe është  e tij nëse do me sqaru apo jo”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat