Daut Haradinaj nga AAK-ja, thotë se është lajm i mirë dhe reflektim i Vjosa Osmanit, e cila e ka pranuar që autostrada e Anamoravës do të bëhet.
Por Haradinaj pret nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës që të thotë të njëjtë gjë edhe për autostradën e Dukagjinit.
Ai thotë se autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosën.
“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!
Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njëjtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën. DH”, shkruan Haradinaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.