Zyrtari i LDK-së i poshtëron sulmuesit e Hotit: Nga sportet e rënda keni ra në vezë pulash! - Bota Sot
Zyrtari i LDK-së i poshtëron sulmuesit e Hotit: Nga sportet e rënda keni ra në vezë pulash!

Aktuale

Zyrtari i LDK-së i poshtëron sulmuesit e Hotit: Nga sportet e rënda keni ra në vezë pulash!

Nga: N.Sh Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:08
Avdullah Hoti dhe Safet Kamberi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, që ndodhi sot.

Kamberi, përmes një shkrimi në Facebook, i ka poshtëruar sulmuesit e zëvendëskryeministrit Avdullah Hotit.

Ai ka thënë se nga sportet e rënda kanë ra në vezë pulash.

Ai madje thotë se profesori Hoti është i fortë dhe nuk frikësohet.

“Ju që pretendonit se jeni për sporte të rënda, tash keni ra në vezë pulash.

Ama, Profa është aq i fortë, e këtë fortësi e ka nga pastërtia dhe integriteti i tij, sa që nuk e frikësoni dot as me vezë e as me forma tjera”, shkruan Kamberi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat