Mbrojtja nga koronavirusi, çfarë pajisje ka porositur QKUK-ja?

Aktuale

Mbrojtja nga koronavirusi, çfarë pajisje ka porositur QKUK-ja?

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:01
QKUK

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Media merr vesh nga burime brenda Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse se për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri, do të furnizohen me maska të veçanta, terapi imunitare, kalcium, mantele të veçanta, respiratorë të frymëmarrjes, pompa të dorës, motorike, syze mbrojtëse, si dhe dorëza kirurgjike dhe speciale. 

Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.

Sipas IKSHP-së, pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat