Zbulohet thirrja e frikshme që i kishte bërë ‘Shtabi i Rognerit’ presidenti Rugova: Le të vije në male si ushtar i thjesht, përndryshe...

Aktuale

Zbulohet thirrja e frikshme që i kishte bërë ‘Shtabi i Rognerit’ presidenti Rugova: Le të vije në male si ushtar i thjesht, përndryshe...

Nga: N.H Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:32
Foto ilustrim "Bota sot"

Veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj, ka folur edhe njëherë lidhur me deklaratat e nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, i cili ka ngritur një varg akuzash për presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Bajraj në fillim të shkrimet deklaron se presidenti historik Ibrahim Rugova, njihte mirë historinë tragjike të Kosovës, e njihte mirë armikun shekullor, serbo-sllav me synimet dhe qëllimet e tij të errëta për Kosovën dhe shqiptarët, i dinte dhe njihte pasojat e një lufte vëllavrasëse, andaj ishte i vendosur dhe i pa luhatur në qëndrimin.

Veprimtari Fatmir Bajraj ka zbuluar edhe disa detaje të reja, sa i përket thirrjes së Shtabi i Rognerit, që atë botë ia kishte bërë presidentit Rugova.

“Ibrahim Rugova ta le Prishtinën dhe le të vije në male si ushtar i thjesht i UÇK-së, nëse vërtetë e do lirinë e Kosovës, përndryshe...? Kjo thirrje nga Rogneristët, ishte pasojë e dështimit të përpjekjeve për unifikimin e faktorit politiko-ushtarak të Republikës së Kosovës, dështim ky që artikulohej përmes refuzimit bizar nga ana e ideatorit të ‘Ballkanisë’, alias, përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi, që një konstrukt (Qeveri) të tillë, të mos jetë në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i gjatë i Bajrajt:

Image
Fatmir Bajraj

Erudicioni dhe qetësia olimpike e Presidentit Rugova evitoj luftën cilvile !

Presidenti historik Rugova, arkitetkt i lirisë, pavarësisë dhe i shtetit demokratik të Kosovës, ndër shekujë ; e njihte mirë historinë tragjike të Dardanisë Antike-Kosovës, e njihte mirë armikun shekullor, serbo-sllav me synimet dhe qellimet e tij të errëta për Kosovën dhe shqiptarët, i dinte dhe njihte pasojat e një lufte vëllavrasëse, andaj ishte i vendosur dhe i paluhatur në qendrimin :

Jo vëllavrasjës ; nëse s'mund t'i ndalim që t'na vrasin, sëpaku të mos vrasim edhe Ne, dhe kështu t'vritemi shumë më shumë, dhe kjo n'a nxjerrë humbës Neve, e fitues armikun tonë shekullor, Serbinë.

Vrasjet politike të gjatë dhe pas luftës çlirimtare të fundshekullit të kaluar, të atdhetarëve dhe të patriotëve të dëvotshëm e të dëshmuar në kohën e Levizjës Naconale për Liri e Pavarësi të Kosovës, kan gjenezën në luftën për pushtet të një krahu politik klandestin, i cili n'këtë rrugëtim nuk kurseu, por përzgjodhi e selektoj për t'i eleminuar fizikisht , bijat dhe bijtë ma t'mirë të Kosovës si kundershtarë të kauzës së tyre: "Pushteti mbi të gjitha"!

- Eksponentë të atij krahu, të cilët ishin vartës të Shtabit të Rognerit dhe të ashtuquajturit Shtab i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me seli në Tiranë, dhe vet SHP i UÇK-së, kishin paralajmruar me kohë se lufta e tyre për pushtet, do jetë e pamshirshme për të gjithë ata të cilët nuk i nënshtrohen vullnetit të tyre politik dhe subordinimit hierarkik në linjën komanduese, do t'i godas plumbi i "tradhëtisë", për çfarë kishin shpallur inekzistente Institucionet legale & legjitime të Republikës së Kosovës, përfshi këtu edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe vet Presidentin Rugova.

JUD-istët, JUL-istët, LBD-istët dhe ideatorët e Ballkanisë, të cilët kishin projektuar një bashkëjetësë me popullin "vëlla" serb në një Konfederatë Ballkanike, si zgjidhje pragmatike kontekstuale, përkunder vullnetit të Sovranit, tanimë kishin hyrë nën qatinë e krahut komplotist të LPK-së n'krye me Hashim Thaqin, Azem Sylën e Xhavit Halitin, për t'a sabotuar luftën për liri dhe për t'i dhenë asaj dimenzionin e luftës për pushtet, por me çmimin e vëllavrasjës (luftës civile), edhe pse kjo ishte n'sherbim të armikut tonë shekullor.

Kryemisnitrit Bukoshi, i kishin dhënë ultimatum :
"Dorëzoj të gjitha mjetet e Fondit të Qeverisë së Kosovës, SHP të UÇK-së" !

Si konsekuencë e injorimit dhe mohimit të Institucioneve legjitime e lagale të Republikës së Kosovës, pra edhe të vet Kushtetutës së saj, i shpallën tradhëtarë dhe armiq të gjithë titullarët n'krye të institucioneve dhe t'përgjegjësive kushtetuese, atribute këto të dala nga vullneti i Sovranit në zgjedhje demokratike të organizuara në Kosovën e robëruar e t'pushtuar nga armiku shekullor dhe regjimi kriminal i kasapit të Ballkanit, presidenti serbo-sllav, Sllobodan Millosheviq.
Kushdo që guxonte t'provonte, të thirrej e t'promovohej si institucionalist, alias ; si mbeshtëtës i nstitucioneve të Republikës dhe i vet Presidentit Rugova, rrezikonte t'i nënshtrohej dhunës fizike, torturave dhe terrorizimit deri në vrasje dhe e kzekutim në prita e n'pusi nga kjo kastë kriminale që kishte marr në dorë bajrakun e luftës për pushtet.

SHP i UÇK-së, derivat i atij krahu të LPK-së i cili doli dominues në betejën politike brënda llojit , pra brenda ish LPK-së, së Ibrahim Kelmendit, e vazhdoj luftën speciale për t'sabotuar luftën e drejtë për liri e pavarësi të Kosovës në përpjekjet e parreshtura për të pushtuar e pëvetësuar në mënyrë arbitrare, të drejtën e menagjimit dhe të kontrollit të luftës çlirimtare kundër armikut të njëjtë, regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit !

Pasoj thirrja tjetër, tani për Presidentin Rugova nga Rogneri :

Ibrahim Rugova t'a le Prishtinën dhe le t'vije në male si ushtar i thjesht i UÇK-së, nëse vertetë e do lirinë e Kosovës, përndryshe...!?

Kjo thirrje nga Rogneristët, ishte pasojë e deshtimi të përpjekjeve për unifikimin e faktorit politiko-ushtarak të Republikës së Kosovës, deshtim ky që artikulohej përmes rrefuzimit bizar nga ana e ideatorit të "Ballkanisë", alias, përfaqsuesit politik të UÇK-së, z. Adem Demaqi, që një konstrukt (Qeveri) të tillë, të mos jetë në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në Tiranë, u vranë ; Ali Uka, Azem Hajdari e Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, derisa jashtë Tiranës, u vra edhe Ilir Konushevci. Të gjithë u vranë nga nga SHIK-u dhe SHISH-i, pra nën urdhërat dhe konstruktimin e krimit nga ana e shtetit shqiptarë, alias ; Fatos Klosit si vartës i Rexhep Mejdanit, edhe pse ishte i shkarkuar nga ish Kryemnistri Nano, dhe të Xhavit Halitit në anën tjetër, si Bosi i Shtabit të Rognerit.
- Në Republikëne Kosvës, gjithandej u vranë dhe vazhduan vrasjet politike deri atëherë, kur kjo kastë kriminale dhe anti-kombëtare, mori pushtetin dhe kapi shtetin.

Azem Syla, në Paris, pas Rambujes, kishte kërcnuar gazetarin Mero Baze, se do t'a vras njësoj, sikur vrau Enver Malokun dhe akëcilin që guxon të flas keq për të dhe "Zekën" (Xhavit Halitin) !
Pra nga entuziazmi dhe euforia se tanimë po kapnin pushtetin për t'cilin kishin vra edhe bashkëkombasë si kundershtarë politik, Azem Syla, si Komandant i SHP të UÇK-së, më vonë edhe Ministër i Mbrojtjës në fantom Qeverinë e Përkohshme, zbulon me krekosje krimin dhe tradhëtinë ndaj atdheut.

Pas marrjes peng të Presidentit historik Rugova dhe familjës së Tij, nga ana e regjimit kriminal të Millosheviqit ;

Milaim Zeka nga Rogneri, Tiranës bëntë tellallin :

Ibrahim Rugova dhe t'gjithë ata të cilët e mbeshtesin atë, nga tani, edhe botërisht ; dihet e shihet se janë tradhëtar të atdheut, dhe të tillët i pret vetëm plumbi i tradhëtisë.

Milaim Zeka, emri i të cilit për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqi, u lakua edhe nga krye-krimineli serb, Sllobodan Millosheviq në Gjykatën Nderkombëtare me seli në Hagë, por të cilin shqiptarët e njohin dhe e mbajnë mend edhe për hartimin e Listës me emrat e shquar të Institucioneve të Republikës së Kosovës, titullarëve dhe deri të Presidenti Historik Rugova, të cilët edhe u atentatuan në masë të madhe, dhe disa mbetën në tentativë, pa përjashtuar edhe vetë Presidentin Rugova.

Pas mese dy dekadave, Blerim Latifi në mënyrën e vetë, dhe Nasim Haradinaj në atë të vetën, po konfirmojnë dhe provojnë katercipërisht, se vrasjet politike kishin rrënjët në luftën për pushtet të Shtabit të Rognerit dhe krerëve të saj : Thaqi, Syla, Haliti & Co, të cilët ishin t'gatshëm për një luftë ciivile dhe vëllavrasëse sikur në luftën e dytë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat