Kjo është lista e avokatëve të akredituar nga Specialja - Bota Sot
Kjo është lista e avokatëve të akredituar nga Specialja

Aktuale

Kjo është lista e avokatëve të akredituar nga Specialja

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 00:59
Selia e Gjykatës Speciale

Dhomat e Specializuara kanë nisur një fazë të re të punës. Aktakuzat e para veçse janë ngritur nga ana e prokurorit të Specializuar në Hagë.

Por tanimë janë bërë publik edhe emrat e avokatëve mbrojtës që janë akredituar për t’u marrë nga afër me rastet e Speciales.

Mbi 44 avokatë mbrojtës të akredituar nga Specialja janë nga Kosova. Gjithashtu numër i madh i tyre është edhe nga Serbia si dhe nga vendet e tjera të botës.

Lista e avokatëve të akredituar:

KLIKO KËTU

Konfirmimin për ngritjen e aktakuzave të para nga Specialja e bëri zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Ajo theksoi se është caktuar edhe një gjyqtar i procedurës paraprake që të  bëjë shqyrtimin e aktakuzave të paraqitura nga Prokurori i Specializuar.

Ndryshe Gjykata Speciale u krijua në bazë të një ligji të miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, për të gjykuar krimet e kryera nga anëtarët e UÇK-së gjatë dhe menjëherë pas luftës së viteve 1998-1999.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat