Koronavirusi, Blerim Latifi: Ja beteja e kujt është kjo

Aktuale

Koronavirusi, Blerim Latifi: Ja beteja e kujt është kjo

Nga: N.Sh Më: 13 mars 2020 Në ora: 15:54
Ilustrim

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi thotë se, koronavirusi është një betejë e shkencës së mjekësisë.

Sipas tij, kjo nuk është betejë e religjionit.

Ai shton se, në historinë e njerëzimit, asnjëherë religjioni nuk ia ka dal të eliminoj ndonjë epidemi.

“Kjo është një betejë e shkencës së mjekësisë, krye e k'put! Nuk është betejë e religjionit. Në historinë e gjatë të njerëzimit, religjioni asnjëherë nuk i'a ka dalë ta eleminoj ndonjë epidemi. Për një arsye të thjeshtë: shpjegimi religjioz i shkaqeve të epidemive është absolutisht i gabuar, e për pasojë edhe terapia religjioze e tyre. Ndërkaq, falltorët e spekulantët e tjerë që dalin me receta magjike për epideminë, nuk janë asgjë tjetër veçse hajna të vëmendjes së publikut të pushtuar nga paniku”, shkruan Latifi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat