Hajdari: Ka mjaftueshëm mallra – dënohen subjektet afariste që rritin çmimet

Aktuale

Hajdari: Ka mjaftueshëm mallra – dënohen subjektet afariste që rritin çmimet

Më: 16 mars 2020 Në ora: 13:53
Rozeta Hajdari

(E plotësuar) - Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot në një konferencë për media bëri thirrje që mos të krijohet panik, pasi ka mjaftueshëm rezerva ushqimore dhe se situata është nën kontroll.

Duke iu referuar ankesave për mungesë të mallrave bazike, ministrja Hajdari tha se situata është nën kontroll dhe ka mjaftueshëm mallra ushqimore si dhe rezerva shtetërore me grurë, mallra agro-ushqimore, naftë dhe barna.

Hajdari ka folur edhe për angazhimet e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve,  Inspektoratit të Tregut dhe të Punës. Ajo ka thënë se i kanë pranuar 1 mijë thirrje me ankesa kryesisht për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas saj, janë marrë masa ndaj 30 subjekteve afariste për ngritje të çmimeve

Hajdari në fund foli edhe furnizimin e komunave, të cilat janë karantinë që sipas saj kanë mjaftueshëm mallra.

Ministrja Hajdari: Mos bëni panik, kemi rezerva shtetërore

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka  bërë thirrje që mos krijohet panik sepse ka mjaftueshëm rezerva ushqimore.

“Jemi në kontakt me furnizuesit e rezervave shtetërore. Situata është nën kontroll, nuk duhet të jemi në një situatë që të kemi panikë . Dua të ju konfirmoj qytetarëve që rezervat shtetërore janë të ruajtura si gruri, nafta dhe barërat” , tha ajo.

Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që kompanitë publike të cilat ofrojnë shërbime publike të punojnë.

“Dua të potencoj, është e rëndësisë së madhe që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime esenciale të kryejnë  këto shërbime.  Si KEDS, KEK, Kost

Ajo ka folur edhe për angazhimet e departamentir për Mbrojtjen e Konsumatorëve,  Ispektioratit të tregut dhe të punës. Ajo ka thënë se i kanë pranuar 1 mijë thirrje me ankesa kryesisht për rritje të cmimeve të produkteve ushqimore. ”

“Situata është shumë e mirë kemi raportimet dy  herë në ditë nga inspektorati tregut dhe i punës.  Kemi filluar me pranimi dhe adresimin e konsumatorëve. Kemi pranuar 1000 thirrje, kryesisht ankesa me ngritje të çmimeve në veçanti ato ushqimore”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat