Abdixhiku: Një autobus me udhëtarë për në Kosovë nga Italia është kthyer prapa

Aktuale

Abdixhiku: Një autobus me udhëtarë për në Kosovë nga Italia është kthyer prapa

Nga: G.B Më: 17 mars 2020 Në ora: 14:29
Lumir Abdixhiku

Ministri Lumir Abdixhiku ka thënë se një autobus me udhëtarë i nisur nga Italia për në Kosovë është kthyer prapa në Kroaci, pasi ka qenë ilegale nisja dhe pa autorizim nga Ministria, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër dhe kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.

Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat