Vjen reagimi i fuqishem nga LDK-ja pas heqjës se taksës nga Qeveria

Aktuale

Vjen reagimi i fuqishem nga LDK-ja pas heqjës se taksës nga Qeveria

Më: 20 mars 2020 Në ora: 21:05
LDK

Kryeministri Albin Kurti më në fund hoqi taksën.

Qeveria gjatë ditës ka vendosur që taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës të hiqet fillimisht për lëndën e parë, tek sa nga 1 prilli të hiqet tërësisht.

Ky vendim ka ardhur pa mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Madje, votimi raportohet të jetë bërë online, pa u mbledhur fare qeveria.

Burime të medias brenda LDK-së theksojnë se Kurti e mori vendimin për shkarkimin e Agim Veliut vetëm e vetëm për ta siguruar shumicën e nevojshme për të kaluar vendime të tilla.

“Në kushte normale, ai nuk e ka shumicën e votave në qeveri. Nuk mundet pa LDK-në”, ka thënë ky burim.

Sipas të njëjtit burim, Kurti shkeli edhe një herë marrëveshjen e koalicionit duke e shfrytëzuar votën e zëvendësministrit Xhelal Sveçla i cili ka votuar në emër të ministrisë që i takon LDK-së.

“Kjo është një shkelje e radhës dhe një mashtrim tjetër i Albin Kurtit”, thekson kështu ky burim.

Asnjë nga ministrat e LDK-se nuk ka votuar për këtë vendim.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat