Miratohet në Qeveri vendimi për ndalim të qarkullimit në dy periudha

Aktuale

Miratohet në Qeveri vendimi për ndalim të qarkullimit në dy periudha

Më: 23 mars 2020 Në ora: 22:18
Kurti, Abazi

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka miratuar sonte në mbledhjen e saj virtuale pikën përmes së cilës kufizohet lëvizja e qytetarëve.

Sipas kësaj pike nga nesër qarkullimi ndalohet nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri Haki Abazi përmes telefonit.

****

Qeveria e Kosovës së shpejti pritet t’i publikojë masat e reja, për luftimin e koronavirusit.

Ndër masat e propozuara është edhe “Lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët”.

Poashtu, nga ora masat e ekzekutivit, pritet të ndalojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme.

Mbledhja e qeverisë pritet të mbahet sonte në formë virtuale dhe do të votohet për masat e reja të cilat do të aplikohen prej nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat