Kurti: Nuk më dhimbset vetja e as kjo Qeveri, por...

Aktuale

Kurti: Nuk më dhimbset vetja e as kjo Qeveri, por...

Nga: A.Zh Më: 25 mars 2020 Në ora: 12:42
Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti u është drejtuar deputetëve të Kuvendit, ku po mbahet seanca për shkarkimin e qeverisë së tij.

Ai ka bërë bilancin e punës së qeverisë së tij, duke numëruar disa nga të arriturat dhe vendimet e saj.

Kurti ka thënë se mocioni i iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e tij, ka për qëllim ta lë popullin, pa qverinë të cilën e kanë votuar.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe vetja, por më dhimbsen qytetarët e Kosovës. Ky mocion ka për qëllim ta lë popullin pa qeverinë të cilën e kanë votuar. Ky mocion po e lë popullin pa qeveri reformatore dhe po e lë popullin pa qeveri në kohën e pandemisë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se nuk e ka përkrahjen e PAN-it, por atë të qytetarëve.

“Populli e din që s’e kam mbështetjen e PAN-it, por e din që e kam mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë më tej ai.

Ai ka zbuluar arsyen kryesore, pse po e duan shkarkimin e tij.

Motori i këtij nxitimi për shkarkimin e kësaj qeverie, nuk ka të bëjë me shkarkimin e ministrit apo largimin e trupave amerikane nga Kosova, por motori në prapavijë është marrëveshja e gatshme për shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është motori në prapavijë, i cili po e shkakton këtë nxitim për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Kurti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat