Vjen paralajmërimi i fundit për presidentin Thaçi, lutet që mos të dal mbi vullnetin e votuesve

Aktuale

Vjen paralajmërimi i fundit për presidentin Thaçi, lutet që mos të dal mbi vullnetin e votuesve

Nga: A.J Më: 30 mars 2020 Në ora: 20:31
Hashim Thaçi

Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike dhe Kushtetues se Kosovës, përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se Kushtetuta e Republikës se Kosovë nuk e lejon një qeveri të gjerë derisa ka thënë se shumicën në Kuvend e ka subjekti që ka fituar më se shumti vota ketë rast Vetëvendosja.

Kelmendi po ashtu ka thënë ka norma kushtetuese të qarta, dhe sipas tij nuk mundet presidenti Hashim Thaçi të dal mbi vullnetin e votuesve, ketë nuk ia lejon Kushtetuta e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kushtetuta nuk lejon Qeveri te gjerë

Shumicën ne Kuvend e ka subjekti qe ka fituar me se shumti vota.

Ndërsa, një Qeveri e gjere del vetëm nga marrëveshja midis partive parlamentare. Pa atë marrëveshje nuk ka mundësi te formohet Qeveria e tille

Natyrisht se kjo nuk është ligjore.

Pse?

Ka norma kushtetuese te qarta.

Nuk mundet z.Thaci te dali mbi vullnetin e votuesve.

Këtë nuk ia lejon Kushtetuta e Kosovës.

Neni 95, paragrafi 5 i Kushtetutës tegon qarte se si dhe kush e formon Qeverinë. Nuk mundet te luhet komore me shtetin dhe votën e votueseve.

Z.Thaci kërkohet te arrije marreveshje midis subjekteve per një Qeveri te gjere dhe gjithëpërfshirës.

E ajo realizohet vetëm me marrëveshje midis partive politike ne Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat