Flet profesori i Albin Kurtit, tregon për notat e kryeministrit

Aktuale

Flet profesori i Albin Kurtit, tregon për notat e kryeministrit

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:58
Albin Kurti

Ish-profesori i Fakultetit të Elektronikës në Universitetin e Prishtinës Agron Dida, ka lavdëruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Dida ka thënë se Kurti mbase është studenti më i mirë nga të gjithë që i ka pasur në karrierën në këtë fakultet, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, ish-profesori ka treguar se Kurti në të gjitha lëndët kishte marrë dhjetëshe të merituara.

“Jam krenar që e kam pasur student”, ka shkruar Agron Dida.

Postimi i plotë:

Albini ka qenë njëri prej studentëve më të mirë, mbase edhe më i miri nga të gjithë që i kam pasur në karrierën time në Fakultetin Elektroteknik.

Në të gjitha lëndët ka marrë dhjetëshe të merituara.

Jam krenar që e kam pasur student.

Image
Postimi i Didës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat