Abdixhiku: 200 persona janë testuar dhe liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve

Aktuale

Abdixhiku: 200 persona janë testuar dhe liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve

Nga: A.SH Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:00
Foto

Për mos përhapjen e pandemisë, njerëzit me koronavirus janë futur në karantinë pa dallim.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se, pa karantinë do të kishim shpërthim të koronavirusit, edhe pse kushtet mund të mos jenë shumë të mira.

“Mbi 500 qyretarë tanë janë vendosur aty. Janë ushqyer, përkujdesur e trajtuar me kapacitetet e një shteti që aq sa ka jep - por jep gjithçka. Janë testuar dyqind prej tyre, të gjithë janë liruar për në shtëpi. Qindra të tjerë do të kthehen gradualisht e do të vendosen aty njëtrajtësisht” ka shkruar Abdixhiku.

Postimi në Facebook:

Kushtet në Karantinë mund të mos ishin nga më të mirat, ditët e para mund të kishin qenë edhe të vështira - mësuam në vështirësi - por karantinimi po funksionon.

Mbi 500 qyretarë tanë janë vendosur aty. Janë ushqyer, përkujdesur e trajtuar me kapacitetet e një shteti që aq sa ka jep - por jep gjithçka. Janë testuar dyqind prej tyre, të gjithë janë liruar për në shtëpi. Qindra të tjerë do të kthehen gradualisht e do të vendosen aty njëtrajtësisht.

Të testuarit pozitiv, 3 sosh, për shkak të karantinimit nuk kanë kontaktuar askënd. As brenda as jashtë. Sa për krahasim, vetëm një qytetar pozitiv në një qytezë Kosove ka nisur zinxhirin pozitiv tek mbi 50 të tjerë. Pa karantinë do të kishim shpërthim. Me karantinë kemi edhe kontrollë edhe kthim në shtëpi.

Për këtë duhet falenderuar të gjithë. Qytetarët që me durim qëndrojnë aty; por mbi të gjitha shërbyesit e shëndetësisë, policët, ushtarët e vullnetarët që kanë bërë të vlejë i gjithë ky angazhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat