Sveçla takon ambasadorin Qemal Minxhozi, flasin për situatën me pandeminë COVID-19

Aktuale

Sveçla takon ambasadorin Qemal Minxhozi, flasin për situatën me pandeminë COVID-19

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:58
Foto nga takimi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për situatën me pandeminë Covid-19.

Në veçanti u theksua bashkëpunimi në mes të dy shteteve, sa i përket koordinimeve të veprimeve për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, sidomos në këtë periudhe të kufizimeve të lëvizjes që kanë ndërmarrë të dy vendet.

Ministri Sveçla e njoftoi për punën që janë duke bërë institucionet e zbatimit të ligjit në këtë kohë të pandemie, për ngritjen e nivelit të gatishmërisë dhe mobilizimit të të gjitha strukturave të sigurisë, të cilat janë duke u kujdesur edhe për sigurinë e përgjithshme në gjithë territorin e vendit.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi vuri në dukje se institucionet e Kosovës janë duke e bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e kësaj situate. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë, që të dy vendet në këtë kohë të bashkërendojnë aktivitetet për të gjitha situatat që mund të vijnë nga terreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat