Shtatzëna me koronavirus, në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktuale

Shtatzëna me koronavirus, në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:35
QKUK

Mbrëmë mediat raportuan se një grua shtatzënë e cila u transferua nga Gjakova për në QKUK ka rezultuar si e infektuar me koronavirus.

Përpos kësaj, gjendja e gruas 40 vjeçare është në rrezik.

Këtë e deklaroi sot infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti.

Ahmeti deklaroi se pacientja është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se tashmë është nën kujdesin intensiv.“Dje e kemi marr një shtatzëne në javën e saj të 28-të, e cila është në një gjendje të rëndë në kujdesin intensiv dhe ne monitorimin e saj e bëjmë në bashkëpunim me mjekët tjerë përkatës,  gjinekologun, anestezistin, neonatologun, për shkak të gjendjes së saj.Do të marrim veprime duke u bazuar edhe në përvoja të vendeve të tjera.Gruaja shtatzënë ka ardhur tek ne e intubuar, me probleme dhe komplikime tjera respiratore, por ne do t’i ofrojmë gjithë ndihmën e mundshme që ajo të ketë shëndet të përmirësuar”, tha ai.

Ahmeti theksoi gjithashtu se praktikat edhe në botën e jashtme bëhen duke zgjedhur protokolle më të favorshme për shtatzënat.

“Për çdo shqetësim do të vendosë konzoliumi për gjendjen e saj. Kemi qasje direkte e indirekte nga kolegët nga fushat e përafërta”, tha ai.

Ndryshe në Klinikën Infektive në QKUK tani për tani janë të shtrirë 63 pacientë,  49 prej tyre në gjendje .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat