Reagon Daut Haradinaj pas deklaratave të Fitore Pacollit për nënën e tij

Aktuale

Reagon Daut Haradinaj pas deklaratave të Fitore Pacollit për nënën e tij

Nga: D.RR Më: 16 prill 2020 Në ora: 21:28
Daut Haradinaj

Në lidhje me deklaratën e deputetes Fitore Pacolli për nënën e Haradinajve, ka reaguar vet Daut Haradinaj, i cili thotë se nuk beson që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare.

Ai beson se Pacolli nuk e ka pasur këtë deklaratë me tone përçmuese.

“Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.
Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaraten e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.
Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një.
DH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat