Osmani: Festa e Pashkëve ortodokse duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit

Aktuale

Osmani: Festa e Pashkëve ortodokse duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 13:25
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Nëpërmjet një mesazh urimi Osmani thotë se në këtë kohë pandemie festa e Pashkëve ortodokse duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor.

Në mesazhin e saj thuhet:

“Në këto ditë kur po përballemi nga pandemia Covid-19, Festa e Pashkëve ortodokse duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor.

Ashtu siç Pashka simbolizon kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duhet ta ringjallim forcën për të ecur përpara me besim tek njëri-tjetri për një të ardhme më të mirë!

Për shumë mote Pashkët, gjithë besimtarëve ortodoksë!​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat