Hoti thotë se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e koalicionit, tregon kur formohet Qeveria

Aktuale

Hoti thotë se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e koalicionit, tregon kur formohet Qeveria

Më: 28 prill 2020 Në ora: 17:07
Avdullah Hoti

I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti pas takimeve me disa prej partnerëve të koalicionit qeverisës, ka thënë se marrëveshja finale shumë shpejt do të përmbyllet.

Sipas tij, është çështje ditësh kur pritet të votohet kabineti i tij qeverisës në Kuvendin e Kosovës.

Hoti: Besoj që nesër t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim me qeverinë e re

“Jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjeve me të gjitha partitë dhe grupet parlamentare që do të jenë pjesë e këtij koalicioni qeverisës. Unë besoj që shumë shpejt do t’i përmbyllim të gjitha marrëveshjet dhe shpejt do të dalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të votuar qeverinë e re. E them me kënaqësi që bisedat janë përmbyll në masë të madhe sepse dakordimi ka qenë më herët në mes të gjitha partive politike që do të jenë pjesë e këtij koalicioni. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën specifike që ka secili prej partnerëve të koalicionit. Jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen e vendit në një situatë bukur të vështirë me pandeminë, me nevojën që shpejt të intervenojmë në ekonomi dhe të kthejmë miqësitë që janë lëndu gjatë javëve dhe muajve të fundit, jemi të vetëdijshëm për këtë por jemi të përgatitur me një ekip të shkëlqyeshëm. Unë jam shumë i kënaqur me ekipin që është duke u formësu dhe besoj që shumë shpejt, nesër t’i përmbyllim të gjitha çështjet që t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim para juve dhe para qytetarëve me qeverinë e re”, tha ai.

Ai tha se janë takuar me disa prej partnerëve të koalicionit dhe janë duke finalizuar marrëveshjet.

Hoti: Parimet qeverisëse

“Deri sa të finalizojmë të gjitha detajet teknike, me resor, emra të ministrave dhe përgjegjësit që do t’i kemi por edhe me parimet e qeverisjes sepse ajo për mua është esenciale që ne të dakordohemi për parimet e qeverisjes mbi bazën e letërkëmbimeve që ka pas Isa Mustafa me kryetarët e partive tjera“, tha ai, duke shtuar se letërkëmbimi është bërë publik, ndërsa kur të jenë gati do t’ia dërgojnë dëshmitë se i kanë votat presidentit Hashim Thaçit .

Hoti para gazetarëve tha se kanë marrë dakordacën e gjitha partive për koalicionin bashkëqeverisjes, përshirë AKR-në e Behgjet Pacollit. Derisa komento edhe deklaratat e Kurtit se ai do të jetë një kryeministër i dobët.

Hoti theksoi se pjesëmarrja e listës serbe do të jetë në përputhje të fuqisë politike që ka dhe në përputhje me normat kushtetuese.

***

I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti pas takimeve me disa prej partnerëve të koalicionit qeverisës, ka thënë se marrëveshja finale shumë shpejt do të përmbyllet.

Sipas tij, është çështje ditësh kur pritet të votohet kabineti i tij qeverisës në Kuvendin e Kosovës.

Hoti para gazetarëve tha se kanë marrë dakordacën e gjitha partive për koalicionin bashkëqeverisjes, përshirë AKR-në e Behgjet Pacollit.

“Ne jemi në fazat finale të fazave finale me të gjitha partitë dhe grupet parlamentare që do te jenë pjesë e kësaj marrëveshje. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve dhe jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë të vështirë dhe me nevojë të investojmë në ekonomi dhe jemi të përgatitur me një ekip që t’i përbyllim të gjitha çështjet. Për mu është esenciale që ne të dakordohemi mbi bazën e letërkëmbimit të letrës se Mustafës me partitë”, tha Hoti

“Ajo është çështja e jona në relacion me Presidentin dhe sapo te jemi gati ne do ta dërgojmë shkresën tonë për marrëveshje te presidenti. Edhe AKR-ja do te jetë pjesë e kësaj qeverie”, shtoi ai.

Gjatë ditë Mustafa dhe Hoti kanë takuar përfaqësues të partive politike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat