Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër në qeverinë Hoti, edhe Anton Quni i pakënaqur

Aktuale

Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër në qeverinë Hoti, edhe Anton Quni i pakënaqur

Më: 2 maj 2020 Në ora: 13:16
Lumir Abdixhiku - Anton Quni

Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është përmendur të jetë pjesë edhe e kabinetit të qeverisë Hoti.

Por siç ka mësuar media, Abdixhiku, nuk po pranon të marrë post në qeverinë e mundshme LDK-AAK-NISMA-Pakicat. Vendimin që të mos jetë pjesë e kësaj qeverie Abdixhiku ia ka bërë të ditur LDK-së, në mbledhjen e kryesisë së partisë.

“Abdixhiku dje në mbledhje të kryesisë e ka bërë të ditur që nuk e ka në plan të jetë pjesë e kësaj qeverie”, ka thënë ky burim.

Abdixhiku ka qene kundërshtar i Qeverisë PAN.

Media ka tentuar ta kontaktojë Abdixhikun por nuk ka arritur. Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme pakënaqësi për këtë koalicion kanë pasur edhe Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat