Komuna e Junikut e vetmja deri më tani pa asnjë rast me Covid-19 - Bota Sot
Komuna e Junikut e vetmja deri më tani pa asnjë rast me Covid-19

Aktuale

Komuna e Junikut e vetmja deri më tani pa asnjë rast me Covid-19

Më: 15 maj 2020 Në ora: 08:22
Komuna e Junikut

Komuna e Junikut është e vetmja që deri më tani nuk e ka regjistruar asnjë rast me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi tha se janë testuar disa persona, por të cilët kanë rezultuar negativë.

“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë rast në Junik, kemi pasur tre persona që janë testuar dhe kanë dalë negativë. Kanë qenë edhe tre apo katër persona që kanë qëndru në vetizolim që kanë ardhur nga jashtë. Deri më tani s’kemi pasur asnjë rast, përkundër faktit se Juniku është në mes të komunës së Deçanit dhe Gjakovës, ku ka lëvizje të qytetarëve të këtyre tri komunave”.

I pari i Junikut shtoi se qytetarët i kanë zbatuar masat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kemi pasur edhe fluks të qytetarëve të cilët kanë ardhur nga vendet e tjera tek familjet e tyre, është shtuar numri i banorëve në këtë kohë në Junik, por fatmirësisht nuk kemi raste të konfirmuara. Qytetarët kanë qenë të kujdesshëm dhe u janë përmbajtur rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat