Kurti flet për qeverinë e re, ja si i quan deklarimet e kundërshtarëve

Aktuale

Kurti flet për qeverinë e re, ja si i quan deklarimet e kundërshtarëve

Më: 18 maj 2020 Në ora: 13:20
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil. Gjatë kësaj vizite Kurti ka folur për marrëveshjen e aviacionit mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij kjo nuk është një marrëveshje e plotë por një shprehje e interesit. Kurti  është shprehur se Qeveria e Kosovës është për bashkëpunim rajonal dhe se bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm.

“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje,  që mua më është prezantuar me vonesë atëherë kur kishte përfunduar negocimi dhe draftimi i saj. Ne jemi për bashkëpunim rajonal. Kushtetushmëria dhe ligjshmëria, dhe e dyta rentabiliteti ekonomik. Të gjitha bashkëpunime tona do të duhet të jenë të qëndrueshme.  Ajo nuk është marrëveshje në kuptimin e plotë, por shprehje e interesit. Ndodhemi në kushtet e pandmisë që ka ngrirë një varg aktivitetesh dhe edhe këtë”, tha Kurti.

Kurti tha se gjatë këtij takimi me ushtruesin e drejtorit, Arianit Ismaili është njoftuar për sfidat buxhetore. Ai ka thënë se Autoriteti është një institucion shumë i rëndësishëm për ekonominë dhe sigurinë e transportit ajror.

“Jemi të Autoriteti i Aviacionit Civil për tu takuar me Bordin dhe u.d e drejtorit z.  Ariant Islami i cili mua si kryeministër në detyrë dhe ministrit Abdigjiku na njoftoi me strukturën, sfidat buxhetore dhe detyrat e kësaj agjencie shumë të rëndësishme edhe për ekonominë dhe sigurinë e transportit ajror. Duam ta forcojmë shtetin e Kosovës dhe Autoriteti është tejet i rëndësishëm për neve. U njoftuam se kanë bërë shfuqzimizin dhe një rregulloreje. Sot është dita e gjashtë që të ja japim mbështetjen tonë për detyurat e rëndësishme”, tha ai.

Kurti flet për qeverinë e re, ja si i quan deklarimet e kundërshtarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar rreth situatës politike në vend.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ka folur edhe për zhvillimet politike në vend.

I pyetur nga gazetarët se si i sheh deklarimet e Avdullah Hotit, se ka përfunduar pothuajse në tërësi plani për qeverinë e re.

Ai ka nuk është përgjigjur mirëpo të gjitha këto deklarime i ka quajtur “ping-pong” politik.

“Këtu ndodhemi te një institucion shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe herët e tjera mund të bëj ndonjë koment për këtë ping-pungun politik, i cili mund të them se nuk na ndihmon as në aspektin e shtet-ndërtimit e zhvillimit por që besa as të menaxhimit të pandemisë me COVID-19. Kosova është shtet i pavarur, e ka kushtetutën, i ka ligjet e veta dhe unë punojë me gjithë dijen dhe kompetencat që i kam dhe nuk do të mund të na pengojnë insinuatat e tilla qofshin ato edhe ato presidenciale”, u shpreh Kurti.

Mirëpo sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti ka thënë se kjo gjykatë tashmë ka përvojat dhe praktikat e kaluara dhe se sipas tij, duhet të lënë e qetë Gjykata Kushtetuese që të bëj punën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat