‘Thaçi, Hoti e Mustafa kundër masave të reja’, reagon zyrtari i VV-së: Kujt i shërbejnë këta, kujt duan që t’i shërbejnë dhe kë përfaqësojnë

Aktuale

‘Thaçi, Hoti e Mustafa kundër masave të reja’, reagon zyrtari i VV-së: Kujt i shërbejnë këta, kujt duan që t’i shërbejnë dhe kë përfaqësojnë

Nga: A.SH Më: 31 maj 2020 Në ora: 20:57
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Masat e reja në kuadër të reciprocitetit që vendosi qeveria e Kosovës ndaj Serbisë, akterët politik e kundërshtuan.

Ndërsa për këtë zyrtari i Vetëvendosjes Andan Rrustemi, ka thënë se, kjo kundërshti nuk është befasi, por përsëri e pabesueshme që presidenti i një shteti dhe pretendeti antikushtetues për kryeministër të dalin kundër reciprocitetit të shtetit të tyre me shtetin që jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por e synon zhbërjen e tij.

Postimi në Facebook:

Nuk është befasi, por përsëri e pabesueshme që presidenti i një shteti dhe pretendeti antikushtetues për kryeministër të dalin kundër reciprocitetit të shtetit të tyre me shtetin që jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por e synon zhbërjen e tij.

Përtej kuptimit të reciprocitetit si princim ndërkombëtar dhe mjet legjitim i së Drejtës Ndërkombëtare, në rastin e Kosovës, merr kuptim më shumë se sa reciprocitet si barazi në raporte – është vetë definimi i ekzistencës tonë si shtet e subjekt. Sot, reciprociteti shënjohet me një fjali, e ajo është Kosova Republikë, ashtu siç thirrjet kundër reciprocitetit janë pohime kundër Kosova Republikë. Në praktikë dhe në terren, kjo operacionaliohet edhe më konkretisht: Qeveria ka vendosur që maunet nga Serbia në dokumentet e tyre t’i referohen Kosovës me emrin kushtetues, Republika e Kosovës, kurse Thaçi, Dulla e Mustafa, dalin kundër duke dalur në mbrojtje se maunet nga Serbia duhet të hynë në Kosovë duke ju referuar shtetit të Kosovës si “Kosova dhe Metohija’. Kujt i shërbejnë këta, kujt duan që t’i shërbejnë dhe kë përfaqësojnë. Është pyetja e vetme që duhet të shtrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat