Gent Cakaj nga Presheva: Për herë të parë krijuam koalicion të partive shqiptare që do flasin zëshëm karshi Serbisë - Bota Sot
Gent Cakaj nga Presheva: Për herë të parë krijuam koalicion të partive shqiptare që do flasin zëshëm karshi Serbisë

Aktuale

Gent Cakaj nga Presheva: Për herë të parë krijuam koalicion të partive shqiptare që do flasin zëshëm karshi Serbisë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 18:31
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, po qëndron në vizitë treditore në Preshevë.

Cakaj në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që gjatë mandatit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është prioritet.

“Është një ndjesi e veçantë dhe ende konsideroj se kam për të parë në Preshevë. Do qëndroj edhe dy ditë dhe do të kem takime edhe me shoqërinë civile. Fakti që jam për herë të parë në Preshevë, nuk do të thotë që nuk jam marrë më herët me këtë çështje. Lugina e Preshevës ka qenë një prej prioriteteve kryesore”, është shprehur Cakaj.

Kryediplomati shqiptar ka thënë që do të takohet edhe me përfaqësuesit politikë të Luginës, derisa ka theksuar se qeveria shqiptare i do të bashkuar shqiptarët e Luginës.

“Gjatë këtyre ditëve, do të kem takime me investitorë të huaj që kanë ardhur. Jemi këtu për të shtrirë dorën e mbështetjes në Luginën e Preshevës dhe për t’i treguar që jemi me ta dhe pranë tyre”.

“Nevojat e shqiptarëve në Preshevë janë të mëdha. Janë një grup i shtypur dhe këtë duhet thënë zëshëm”.

Cakaj ka theksuar se një nga arritjet më të mëdha është marrëveshja e partive shqiptare, të cilët do të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

“Kam pasë komunikim me të gjithë spektrin politik. Është prej të arriturave më domethënëse, që për herë të parë kemi krijuar një koalicion të partive shqiptare që do të flasin zëshëm karshi Serbisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat