Ish-ministrja Hoxha sërish paralajmëron padi ndaj Jeta Xharrës

Aktuale

Ish-ministrja Hoxha sërish paralajmëron padi ndaj Jeta Xharrës

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 19:17
Dhurata Hoxha

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sërish ka paralajmëruar se do ta padis për shpifje, gazetaren Jeta Xharra, pasi kjo e fundit, sipas saj, ka shpifur kur ka raportuar se me paratë e taksapaguesve të Kosovës është paguar lobimi në favor të idesë së korrigjimit të kufijve.

Pas një publikimi tjetër të gazetares Xharra rreth lobit për idenë e korrigjimit të kufijve, Hoxha ka reaguar përsëri.

“Gazetarja Jeta Xharra paska vazhduar prapë me shpifjet e saj edhe me shkrimin e sotëm. Pas konsultave me avokatin tim, edhe ky shkrim do të përfshihet në padi të cilën do ta dorëzoj këtë javë”, ka shkruar Hoxha në faqen e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat