Ismet Beqiri rikthehet si deputet

Aktuale

Ismet Beqiri rikthehet si deputet

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:46
Ismet Beqiri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rekomanduar edhe zyrtarisht emrat për deputetë të cilët do të zëvendësojnë deputetët që u bën ministra.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas KQZ-së në Kuvend do të rikthehet Ismet Beqiri, i cili do të zëvendësojë Arban Abrashin, i cili është emëruar Ministër i Infrastrukturës. Në zgjedhjet e kaluara, Beqiri nuk arriti të bëhej deputet. Beqiri, duke llogaritur mandatin e vitit 1998 ishte deputet në pesë mandate, dhe si sekretar i LDK-së, në dy mandate.

Po ashtu, nga ky subjekt politik edhe Visar Hoti e Faton Bislimi do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm që morën poste në Qeveri, Driton Selmanajn, zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti dhe Armend Zemajn, Ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, në vend të Albulena Balaj – Halimajt e cila është emëruar zëvendëskryeministre, do të jetë deputetja Arbëreshë Krasniqi.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është e përbërë nga 20 anëtarë, ku në mesin e tyre janë 4 zëvendëskryeministra, njëri prej tyre edhe ministër, dhe 15 ministra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat