Hoti tha se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë, kundërpërgjigjet Thaçi dhe flet për vizitën e Lajçak

Aktuale

Hoti tha se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë, kundërpërgjigjet Thaçi dhe flet për vizitën e Lajçak

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 09:18

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e paralajmëruar të përfaqësuesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për çka tha se ende zyra e presidentit për këtë vizitë nuk është informuar.

Thaçi thekson që fillimisht do shihen prioritetet e Lajçak dhe më pas do t’i përgjigjeshin vizitës së tij.

Shefi i shtetit thotë se tani nuk është koha e matjes së pulseve, por e njohjes reciproke ndërmjet të dy shteteve.

Thaçi: Nuk është koha për matje të pulseve, por për vendimmarrje historike që sjell rezultat konkret

“Ende zyrtarisht nuk jam informuar , por do shohim agjendën dhe prioritetet të cilat i ka në përkushtimin e tij përfaqësuesi i Bashkimit Evropian pastaj natyrisht që do përgjigjem si president i vendit, si zyre e presidentit. Por, për neve është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtar që merren me këtë çështje ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran. Çdo qasje tjetër është e dështuar kushdo që të jetë ai. Ne kemi besim të plotë në qasjen e SHBA-ve që ka qenë prej vendeve që ka kontribuar për liri dhe pavarësinë e Kosovës dhe tash në proceset e ardhshme dhe besoj që lidershipi i presidentit të SHBA-ve, Trump dhe dinamika, energjia e ambasadorit Grenell do jenë efektive dhe do shënojnë rezultate konkret. Nuk është koha më për matje të pulseve apo trajtime seminarike të çështjes së të Kosovës për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë por është për vendimmarrje historike që sjell rezultat konkret”, theksoi ai.

Lidhur me atë se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, presidenti i Kosovës theksoi se gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutë presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Por që thekson se dialogu do udhëhiqet nga përfaqësuesit legjitim të Kosovës, dhe nuk do jenë në garë me njëri tjetrin por vetëm do e plotësojnë njëri-tjetrin.

Thaçi: Gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutë

“Do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të qytetarëve të Kosovës, nuk jemi në garë me njëri tjetrin do e plotësojmë njëri tjetrin të bashkuar do të përballemi me vështirësi e pengesa të mjaftueshme, prandaj do ketë energji pozitive, përkushtim të përbashkët dhe rezultate të përbashkëta, nuk jemi në garë me njëri tjetrin. Presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutën dhe asnjë organ nuk qëndron mbi Kushtetutën. Autoritetet dhe kompetencat janë të qarta dhe të pastra si loti”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës po ashtu tha se pozitë dhe opozitë duhet të jenë të bashkuar dhe se çdo thirrje për unitet ai do e mirëpres.

Thaçi: Pozitë dhe opozitë duhet të jenë të bashkuar

“Kosova duhet të vazhdoj sa më e bashkuar pozitë dhe opozitë interesi i shtetit është i të gjithëve, të gjithë kanë investuar për këtë ditë që e gëzojmë ne sot lirinë dhe pavarësinë, askush nuk do mund ta individualizoj apo personalizoj këtë proces as presidenti, as kryeministri asnjë lider politik. Prandaj, çdo thirrje për unitet dhe konsualitet unë e mirëpres”, u shpreh kreu i vendit.

Kreu i shtetit këto komente i bëri pas homazheve që ka bërë tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin “Nënë Tereza me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është raportuar se gjatë ditës së hënë pritet që ta vizitojë Kosovën. 

***

Me rastin e 21 - vjetorit të çlirimit të Prishtinës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti, prej ku tha se e ardhmja e Kosovës është e sigurt dhe askush nuk mund ta pengojë atë.

Ai derisa bëri homazhe tha se sot nderojnë sakrificën e heronjve që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi: Përmes këtij nderimi dërgojmë mesazhe për respektin shtetëror për heronjtë e kombit

“Bëjmë nderime tek heroi i popullit heroi i kombit, Zahir Pajaziti, prej komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e përmes këtij nderimi shtetëror dërgojmë mesazhin e respektit shtetëror për të gjithë heronjtë e kombit luftëtarët e UÇK-së, invalidët e luftës , dhe familjet e dëshmorëve. Nderojmë sakrificën e gjithë qytetarëve të vendit që në një formë apo tjetër, me pushkë në dorë apo me rezistencë civile kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Janë këto ditë heroike, janë këto ditë historike të rëndësishme, pa luftën e UÇK-së, pa sakrificën e qytetarëve nuk do lëvizte as bota. Rezistenca jonë e drejtë sakrifica e madhe që u tregua në fushë beteja dhe kauza bëri që të kemi krahë nesh edhe aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Thaçi.

Sipas të parit të vendit tani mbetet të punohet në integrimin e Kosovës drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian, pasi që vendi ka një të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta pengojë atë.

Presidenti i vendit adresoi kritika edhe për mirëmbajtjen e shtatores së Zahir Pajazitit.

Thaçi: I bëjë ftesë institucioneve përkatëse të përkujdesën për lapidarët që i kemi e që janë krenaria e Kosovës

“I bëjë ftesë institucioneve përkatëse edhe të ministrisë së Kulturës dhe autoriteteve lokale që të përkujdesen më tepër për monumentet dhe lapidarët që i kemi që janë krenaria e Prishtinës dhe Kosovës, në kuadër të kësaj edhe të heroit të popullit, Zahir Pajaziti”, deklaroi presidenti Thaçi.

Në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës janë organizuar një sërë aktivitetesh ndër to janë edhe homazhet tek varrezat e dëshmorëve.

Po ashtu, me rastin e 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit te Prishtinës, komuna e Prishtinës ndan “Çelësin e Qytetit” për Sabri Fejzullahun, ndërsa në orën 12:00 pritet të parakaloj dhe performoj Orkestra Frymore e FSK-së.

***

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Me këtë rast ai është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratën që bëri dje kryeministri Avdullah Hoti gjatë prezantimit në Akademinë e Shkencave të platformës për dialogun me Sebrinë, ku deklaroi se ai do të udhëheq bisedimet me Serbinë.

Për këtë deklaratë të Hotit sot është pyetur presidenti Hashim Thaçi i cili ka thënë se dialogu do të udhëhiqet nga përfaqësuesit legjitim të shtetit të Kosovës.

“Dialogun do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të qytetarëve të Kosovës, ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, ne edhe të bashkuar do të përballemi me vështirësi e pengesa të mjaftueshme, prandaj do të ketë energji të mjaftueshme, përkushtim të përbashkët dhe rezultate të përbashkëta, nuk jemi në garë me njëri-tjetrin. Presidenti përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë, gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutë dhe asnjë organ nuk qëndron mbi Kushtetutën, autoritetet dhe kompetencat dhe të pastra si loti dhe mendoj se në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë, vetëm sa do ta plotësojmë njëri-tjetrin, në kuptimin e të mirës së shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti tha se i vlerëson hapat që ka marrë kryeministri Hoti në heqjen e barrierave që kanë qenë pengesa dhe shkas që Beogradi të thirret te ndërkombëtarët që Prishtina është fajtore për dialogun.

“Çdo thirrje në veçanti nga ana e SHBA, Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht”, tha Thaçi.

Thaçi është pyetur nga gazetarët edhe nëse do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak i cili pritet të vijë të hënën në Prishtinë.

Presidenti Thaçi nuk ka treguar saktë nëse do ta takojë, por ka thënë se me kohë do të përgjigjet për këtë.

“Do të shohim agjendën dhe prioritetet që i ka në përkushtimin e tij përfaqësuesi i BE-së dhe do të përgjigjem si president i vendit”, tha ai.

Thaçi shtoi se përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran.

Presidenti tha se ka besim të plote te SHBA-ja e cila ka kontribuar në liri e pavarësi të Kosovës dhe njejtë do të bëjë edhe në proceset e ardhshme.

“Dinamika dhe energjia e presidentit Trump dhe Grenell do të jenë efektive dhe do shënojnë rezultate konkrete”, tha Thaçi. 

Thaçi për vizitën e Lajçakut: S’është koha e matjes së pluseve, Kosova të trajtohet si shtet

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Me këtë rast i pari i shtetit ka komentuar raportimet për vizitën në Kosovë të hënën të Përfaqësuesit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se për këtë çështje nuk është i njoftuar zyrtarisht, por thotë se do t’i përgjigjet ftesës për takim.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të trajtohet si shtet.

Sipas tij, tash nuk është koha e matjes së pulseve, por e njohjes reciproke ndërmjet të dy shteteve.

“Këto ditë shënojmë ditën e çlirimit të Kosovës. Sot nderojmë njëri prej komandantëve të parë të Kosovës. Nderojmë sakrificën e të gjithë që dhanë edhe jetën për liri”.

“Pa luftën e UÇK-së nuk do të lëvizte as bota, rezistenca jonë e drejtë bëhet që të kemi krah nesh edhe ShBA-në BE-në dhe NATO. Tani na mbetet të punojmë për integrim në NATO e BE. Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta pengojë”.

“Unë ende zyrtarisht nuk jam informuar, do të shoh agjendën, por natyrisht se do të përgjigjem. Por është me rëndësi që Kosova të trajtohet si shtet. Kemi besim në ShBA për këtë proces Nuk është koha për matje të pulseve, por për vendimmarrje për njohje”.

Thaçi: Kosova ka të ardhme të sigurt euroatlantike dhe askush nuk mund ta ndalojë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Nga aty ai ka thënë se sakrifica e madhe beri që të kemi krah nesh edhe aleatet tanë, si SHBA, BE dhe NATO-n.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta ndalojë dhe pengoj.

“Këto ditë shënojmë ditët e lirisë së Kosovës në përvjetorin e çlirimit, sot me nderime tek heroi i kombit Zahir Pajaziri. Rezistenca jonë e drejtë, sakrifica e madhe beri që të kemi krah nesh edhe aleatet tanë si SHBA, BE dhe NATO  ishte një sukses i përbashkët, unë mund të them lirisht që Kosovës është e bekuar që  kishte në krah SHBA dhe NATO, prandaj nderime dhe respekt për dëshmoret, tani na mbetet të punojmë për etapën e tret pas lirisë dhe pavarësisë, integrimin e Kosovës në NATO dhe BE, Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta ndalojë dhe pengoj”, ka thënë Thaçi. 

***

Presidenti Thaçi bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat