Për të gjashtën herë, Ismet Beqiri betohet si deputet

Aktuale

Për të gjashtën herë, Ismet Beqiri betohet si deputet

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 10:43
Ismet Beqiri

Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot janë betuar katër deputetë të rinj. Një nga ta është edhe Ismet Beqiri i LDK-së. Kjo është hera e gjashtë për Beqirin që zë vendin në ulëset e Parlamentit të Kosovës, duke llogaritur mandatin e vitit 1998.

Beqiri ka qenë në të kaluarën kryetar i Prishtinës si dhe sekretar i LDK-së në dy mandate.

Poashtu, Ismet Beqiri ka qenë për shumë vite kryetar i degës së parë në Prishtinë e cila ka qenë gjithmonë dega më e fuqishme e LDK-së në kryeqytet.

Nga ky subjekt politik edhe Visar Hoti e Faton Bislimi do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm që morën poste në Qeveri, Driton Selmanajn, zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti dhe Armend Zemajn, Ministër i Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat