Zemaj: Ka mungesë të testeve për Covid-19, sot falë diasporës janë siguruar 12 mijë

Aktuale

Zemaj: Ka mungesë të testeve për Covid-19, sot falë diasporës janë siguruar 12 mijë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 12:00
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në dy ditët e fundit është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik se ka mungesë të testeve për koronavirus.

“Dy ditët e fundit nga IKSHKP më është thënë se mungojnë teste në masë të madhe dhe kjo ka qenë shqetësuese për mua”, ka thënë Zemaj.

“Sot përmes atyre që iu shkon falënderimi më i madh – diasporës – do të sigurohen 12 mijë teste dhe do të dorëzohen në IKSHPK”.

Zemaj në Kuvend ka thënë se Qeveria e re nuk ka marrë masat e hapjes pas pandemisë, ndërkaq ka shtuar dy ditë pas marrjes së detyrës janë futur 13 mijë qytetarë në Kosovë që sipas tij ka qenë e pamundur që të menaxhohen nëse janë vetizoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat