Ftesa e Grenellit, vjen një reagim i ashpër në drejtim të Albin Kurtit – ja pse i është mbyllur dera e Shtëpisë së Bardhë

Aktuale

Ftesa e Grenellit, vjen një reagim i ashpër në drejtim të Albin Kurtit – ja pse i është mbyllur dera e Shtëpisë së Bardhë

Nga: N. H Më: 15 qershor 2020 Në ora: 20:43
Albin Kurti

Naim Murseli, këshilltari i Behgjet Pacollit, ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Murseli këtë reagim e bëri, pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai është i mendimit se kjo ftesë është një dëshmi se politika e Albin Kurtit si kryeministër i vendit ishte e gabuar.

“Një Kryeministër që bën shaka me Shtëpinë e Bardhë, dhe e quan atë të verdh e të kuqe, luan dhe rrezikon marrëdhëniet diplomatike me aleatin më të madh të vendit tone”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Image
Naim Murseli

Ftesa e palës kosovare për në Uashington është një dëshmi se politika e z. Kurti ishte e gabuar.

Një Kryeministër që bën shaka me Shtëpinë e Bardhë, dhe e quan atë të verdh e të kuqe, luan dhe rrëzikon marrëdhëniet diplomatike me aleatin më të madh të vendit tonë. Apo edhe siç do ta quante Pal Lekaj: Sjellje feministe.

Si pasojë e kësaj edhe ju është mbyllur dera e Shtëpisë së Bardhë dhe në vend të saj ju është ndezur drita e kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat