Bizneset po rrezikohen nga vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale

Aktuale

Bizneset po rrezikohen nga vonesat në zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 12:01
Foto Ilustrim

Procedurat e tejzgjatura dhe vonesat në disbursimin e mjeteve nga Pako Emergjente Fiskale për biznese po rrezikojnë stabilitetin financiar dhe pamundësojnë rimëkëmbjen e kompanive të prekura nga COVID-19.

Rrjeti i Shitësve me Pakicë thotë se shpreh shqetësime lidhur me zbatimin e ngadalshëm të masave nga Pako Emergjente Fiskale që ndërlidhen me mbulimin e pagave të punonjësve dhe qirave për objekte.

“Rrjeti cilëson se këto ndihma të parapara përmes kësaj Pako janë esenciale për të punësuarit dhe bizneset andaj, vonesat në disbursimin e mjeteve po kanë efekte negative dhe po e bëjnë situatën të pamenaxhueshme. Mbështetja ndaj punonjësve në sektorë ku është ndërprerë aktiviteti si rezultat i masave kufizuese të ndërmarra, shtesat ndaj kolegëve në pika të shitjes të cilat janë ekspozuar ndaj virusit në baza ditore dhe mbulimi i një pjese të qirave si lehtësim për biznese, janë të domosdoshme për garantimin e mirëqenies së qytetarëve dhe mbarëvajtjen ekonomike”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, vonesat në disbursimin e këtyre mjeteve po minimizojnë efektin e Pakos në ekonomi gjëra rrisin mosbesueshmërinë në institucione dhe pakënaqësinë e punonjësve.

Në këtë mënyrë, Rrjeti i Shitësve me Pakicë duke ripërsëritur nevojën e veprimit të shpejtë kërkon që institucionet përgjegjëse të intensifikojnë veprimet për zbatimin e plotë të Pakos Emergjente Fiskale në mënyrë që të mbështeten bizneset të cilat janë prekur nga COVID 19 dhe punonjësit e tyre, si dhe t’i hapet rrugë rimëkëmbjes ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat