Pas rritjes së numrit të infektuarve, IKSHPK: Bartni maskat këto dy javë!

Aktuale

Pas rritjes së numrit të infektuarve, IKSHPK: Bartni maskat këto dy javë!

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:21
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus iu është drejtuar qytetarëve me një apel.

Ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve që të i bartin maskat këto dy javë!

Përmes disa fotografive IKSHPK u ka treguar qytetarëve se si duhet të vendosin maskën në mënyrë të sigurt.

Image
Njoftimi

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 141 raste të reja me Covid-19, që shënon ditën me numrit më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat