Bugajski:SHBA-të mund të bindin të dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje me shkëmbime territoresh

Aktuale

Bugajski:SHBA-të mund të bindin të dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje me shkëmbime territoresh

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 12:19
Janusz Bugajski

Rifillimi i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë është paralajmëruar të ndodhë më 27 qershor në Washington.

Në një intervistë për KosovaPress, eksperti amerikan nga “Center for European Policy Analysis”, Janusz Bugajski, thotë se Brukseli po frikësohet se SHBA-të mund të bindin të dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje e cila do të destabilizojë regjionin me shkëmbime territoresh dhe ndryshime të kufijve.

Sipas tij, nocioni i shkëmbimeve territoriale janë një huti e dizajnuar kryesisht nga Beogradi. Në këtë intervistë, ai flet edhe për mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në procesin e dialogut, duke shtuar se për regjimin e Putinit, mbajtja e konflikteve në Ballkan, i shërben qëllimeve të tij gjeopolitike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat