​Shtypi zviceran: SHBA pajton Beogradin dhe Prishtinën

Aktuale

​Shtypi zviceran: SHBA pajton Beogradin dhe Prishtinën

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 18:22
Ilustrim

Shtypi zviceran në gjuhën gjermane vlerëson sot presidenti i SHBA-së Donald Trump dëshiron të arrijë poenë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale duke pajtuar Beogradin dhe Prishtinën, dhe pyet nëse Serbia do ta njohë Kosovën dhe nëse do të ketë një shkëmbim territoresh.

Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung shkruan se për një kohë të gjatë ka qenë e qartë se qeveria Trump dëshiron të bëjë hapa të dukshëm në marrëdhëniet e ndërlikuara Beograd-Prishtinë me çdo kusht dhe shpreson që me këtë sukses të politikës së jashtme, të marrë ‘erë në shpinë’ për fushatën e ardhshme zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat