Zgjim Hyseni “ngacmon” Vetëvendosjen për Vjosa Osmanin

Aktuale

Zgjim Hyseni “ngacmon” Vetëvendosjen për Vjosa Osmanin

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 19:50
Zgjim Hyseni

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se nuk i bën fare përshtypje Lidhja Demokratike e Kosovës por se e dinë që fenomeni “Vjosë” në Vetëvendosje deri tani do të shpallej agjente ruso-serbe njëqind herë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hyseni thotë se VV do të reagojë pë mungesë demokracie në LDK.

Hyseni mes tjerash ka “ngacmuar” Vetëvendosjen që të shkojnë në partinë e tyre dhe të provojnë e praktikojnë mendimin ndryshe.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje i Hysenit:

Priteni tash gjamen e kujen e VV-se per mungese demokracie ne LDK.

LDK eshte subjekt qe nuk me ben pershtypje fare, por e di qe fenomeni ‘Vjose’ ne VV deri tash do te shpallej agjente ruso-serbe 100 here.

Ju demokratet e radikalet e partise, a kurkujt nuk i shkoi mendja bile me fishkellu kur e rrezuan qeverine ‘historike’ a?! Jo, edhe revolta eshte e kontrolluar. Ka thane Bini keshtu! Ne gjithe kete agore demokracie, per ilaq kush nuk dyshoi, mire protesta, pardon tubimi, po mbahet, makar Arbeni s’eshte mire me fole ne proteste bre?! Jo, keshtu ka vendose Partia, dmth Bini!

Ju demokratet virtuale, pak guxim ju lutem! Nje here ne jete, nje hap bejeni. Hiqeni qafe diatancen, se ajo eshte zinxhir. Shkoni more pak ne VV, provojeni, praktikojeni mendimin ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat