Shtyhet seanca për të enjten

Aktuale

Shtyhet seanca për të enjten

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 18:45

(E plotësuar) - Seanca e gjatë plenare e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të enjten.

Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së i tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa për votimin e rezolutës nuk pati kuorum.

Kjo rezolutë sipas propozuesit Memli Krasniqi të PDK-së do të votohet në seancën e radhës.

Mimoza ​Kusari-Lila përplaset me kryeministrin Avdullah Hoti 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hotin për ndërrim të qëndrimeve. Andaj ajo kërkoi nga kryeministri siguri se nuk do të ndryshojë qëndrime edhe gjatë bisedimeve në Uashington.

Hoti: Nuk do të ndërroj qëndrim për këto tema

“E dini qëndrimin për minishengen edhe për zonën ekonomike, edhe për të gjitha këto tema. Dhe nuk do të ndërroj qëndrim për këto tema”, tha Hoti.

Por deputetja Kusari-Lila, akuzoi Hotin se gjatë kohëve të fundit ka ndryshuar qëndrim për minishengenin dhe temat e tjera politike.

Andaj kërkoi nga ai që të tregojë nëse do të ndryshojë qëndrim edhe për minishengenin, të cilin e vlerësonte të dëmshëm.

Kusari-Lila: Ju keni ndërruar qëndrim z. Hoti

“Nuk po flas me spekulime, nëse doni po i lëshoi edhe Kuvendit të Kosovës dhe dëgjojeni intervistën e ambasadorit Grenell. Ai deklaron se në Uashington do të diskutoni për minishengen. Në rast se ju thoni se ju do të mbani të njëjtin qëndrim në kundërshtim me minishengen. Pra po më intereson të dëgjoj nga ju, cili do të jetë qëndrimi juaj. Ju keni ndërruar qëndrim z. Hoti. Keni ndërruar qëndrim për tema politike, për çështje të koalicionit”, tha Kusari-Lila.

Vazhdon debati Qeveri-VV: Deputetja e VV-së përplaset me Zemajn për masat kundër COVID-19 

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, rreth masave të parandalimit për COVID-19.

Mulhaxha-Kollçaku, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për dialogun me Serbinë, ka thënë se qeveria Hoti nuk po jep shembull të mirë për qytetarët kur është fjala te respektimi i masave kundër Covid-19

Ajo akuzoi kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn për relaksim teksa rastet me koronavirus janë në rritje.

Mulhaxha-Kollçaku: Kaq të relaksuar jeni këtu ndërsa numri i rasteve me COVID-19 ekstrem i lartë

“Kaq të relaksuar jeni këtu ndërsa numri i rasteve me COVID-19 ekstrem i lartë. Më vjen mirë që u kthye ministri i Shëndetësisë edhe shpresoj që më ka dëgjuar që një vërejtje këtij Kuvendi për mosmbajtje të maskave dhe mos mbajtje të distancës. Habitem se si qytetarët do të respektojnë masat e një qeverie ku kur shohin një kryeministër duke shkuar në Rugovë e duke prerë shirita në masë e duke hëngër e pirë në grumbull. Situata më nuk është e relaksuar, përkundrazi. Prandaj nisja në pozitë inferiore në këtë dialog nuk mund të presim asgjë më shumë sepse s’ka as platformë”, tha ajo.

Deputetes së VV-së iu përgjigj ministri Armend Zemaj, i cili tha se nga marrja e mandatit testimet janë rritur për 30 për qind.

Zemaj: I kemi rritur testimet për 30 për qind

“Pas hapjes më 18 maj dhe pas lirimit të masave të fazës së tretë. Trendi i rasteve me Covid-19 është rritur, por unë kam insistuar që të rriten edhe testimet. Prej 8 shkurtit kur kanë filluar testimet deri në ditën që unë e kam marrë mandatin i bien 140 ditë. Janë bërë 15 mijë 8833 teste, ndërsa për 15 ditë që unë jam ministër janë bërë 5933 teste. Që i bie përafërsisht 30 për qind në përqindje. Jo pse kemi dashur. (Ndërhyrja e deputetes Kollçaku). Ju lutem merrni fjalën nëse doni sepse ai pozicion është i papërshtatshëm. Kjo është puna e testimeve gjithmonë duke i respektuar këshillat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”, tha ai.

Kryeministri Hoti: Më 27 qershor e nisim dialogun në Uashington 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se më 27 qershor do të nisë dialogu Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ka një agjendë të fuqishme ekonomike.

Hoti: Agjenda e dialogut është agjendë e fuqishme ekonomike

“Më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë e nisim dialogun për njohje reciproke me një agjendë të fuqishme ekonomike. Ky është qëllimi i takimit në Uashington. Unë nuk kam dhe asnjëherë nuk do të kem agjenda të fshehta për dialog, krejt keni me i ditë së bashku”, tha Hoti.

Hoti përsëriti që marrëveshja do të bëhet e tillë qe të kalojë në Kuvendin e Kosovës, në të kundërtën, sipas tij, nuk do të bëhet fare.

Hoti: Nuk bëj marrëveshje që nuk ratifikohet në Kuvend

“Nuk ka me ardh marrëveshjes që rrëzohet në këtë Kuvend. Nuk keni me pa asnjëherë nga unë platformë ose dokument që ka me u kërkua me dhënë komente e sugjerime, platforma për dialog është Kushtetuta e Kosovës, pikë nuk ka përtej saj”, tha Hoti.

Në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Hoti tha se në takime që kërkohen nga partnerët e Kosovës do të shkojë pa vendosur asnjë kusht.

Hoti: Shkoj në Uashington, Berlin dhe Paris pa asnjë kusht, sa herë të më kërkohet

“Do të shkoj në Uashington, Berlin, Paris, sa herë që më kërkohet, pa e vënë asnjë kusht, sepse këta janë partnerët tanë që na kanë mbështetë në të gjitha proceset deri më tani dhe unë atyre u besoj plotësisht”, shtoi Hoti.

Vazhdon përplasja në Kuvend/ Nuk miratohet rezoluta e VV-së për reciprocitetin, Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq kryeministri (Drejtpërdrejt)

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka platformë, ekip e as agjendë për dialogun me Serbinë dhe takimin në Uashington. Ai tha se Hotit po i mjafton presidenti Hashim Thaçi që sipas tij është agjenda e tij.

Selimi tha se Thaçi po i prinë udhëtimit në Uashington.

Selimi: Agjenda, ekipi dhe platforma e Hotit është Thaçi

“Kur është duke u nis zoti Hoti në bisedime ne e pyesim ku po shkon, e pyesim ku je nis, presim përgjigje, por kjo nuk është përgjigja e vetme që e presim sepse kemi edhe pyetje tjera. Por pyetjes ku je nis, duke e ditë që është nisë pa ekip, pa agjendë të publikuar, nëse ka agjendë, pa platformë, apo i mjafton që edhe agjendë edhe ekip, edhe platformë është Thaçi, i cili po i prinë në këtë udhëtim edhe mund t’i prijë edhe në udhëtime të tjera të ngjashme nëse do të shkojë”, tha Selimi.

Selimi tha se nuk duhet shkuar në bisedime pa koordinim me opozitën, e një gjë të tillë tha se nuk do ta kenë.

Ai tha se nuk bashkohen me qeverinë për një të keqe për Kosovën, meqë sipas tij, deri tani asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë ftesë për t’u bashkuar për diçka që do të ishte në të mirë të vendit.

Selimi: Po shkoni përballë Serbinë të zhveshur nga shtetësia

“Jeni duke shkuar përballë Vuçiqit dhe Serbisë të zhveshur nga shtetësia dhe dinjiteti e po ashtu edhe nga legjitimiteti. Po shkoni pa e ditë se ku, e nëse e dini aq më keq, e nëse e dini atëherë edhe aq më e rëndë do të jetë përgjegjësia për atë çfarë po ndërmerrni.

Selimi shtoi se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është pa legjitimitet dhe si e tillë po shkon për dialog me Serbinë.

Selimi: Qeveria koti nuk ka platformë për dialog

“Zoti Avdullah Hoti, i qeveri koti, ju nuk keni platformë, ju nuk keni ekip, nuk keni as kredibilitet e mbi të gjitha nuk keni legjitimitet për të shkuar dhe për të përfaqësuar as këtë parlament e as qytetarët e Republikës së Kosovës.

***

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se në bisedimet me Serbinë nuk duhet diskutuar për territorit ne Republikës së Kosovës. Deputetja Time Kadrijaj tha se duhet të dinë agjendën dhe platformën për marrëveshjen me Serbinë.

Ajo tha se do të mbajnë nën mbikëqyrje qeverinë në procesi ne dialogut.

Kadrijaj: Partitë politike të bëhen bashkë në çështjen e dialogut

“Ajo çka na intereson të dimë është agjenda, platforma, a do të ketë ndonjë marrëveshje dhe qartësia për marrëveshje. Është e çuditshme për disa parti politike të cilat që janë në qeveri pranojnë të dialogojnë, pranojnë të jenë pjesë e ekipeve negociatore, ndërsa në momentin që dalin në opozitë, refuzojnë edhe dialogun që udhëhiqet nga aleati kryesor i Kosovës siç janë ShBA. Është momentum që partitë politike të jenë bashkë dhe të unifikuara për dialog, të kornizojnë dialogun dhe saktë të dihet çka do të diskutohet”, tha Kadrijaj.

Ndër të tjera, deputetja e AAK-së tha se nga Bashkimi Evropian duhet të kërkohet liberalizimi i vizave dhe njohje nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ajo tha se AAK beson që ka definim të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe sipas saj duhet të bazohet në parimin e integritetit territorial ku kufijtë e Kosovës të mbesin ata të 17 shkurtit 2008.

Kadrijaj tha se nuk bën të flitet për pushtet të dytë Brenda Republikës së Kosovës dhe duhet të bëhet ruajtja e kushtetutshmërisë.

***

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi e ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti pse nuk e ka prezantuar platformën për dialog së pari në institucionin ligjvënës.

Sipas Krasniqit, fakti që Hoti nuk ka kërkuar t’i drejtohet deputetëve për këtë çështje, por të bëjë prezantimin në institucione tjera, është fyerje për Kuvendin.

Krasniqi: Kryeministri Hoti e ka fyer Kuvendin e Kosovës

“Ju me qasjen tuaj deri tash e keni fyer Kuvendin. Ju as që keni kërkuar të vini këtu sonte dhe të paraqitni platformën tuaj për dialogun. Prezantimi i platformës tuaj kudo tjetër, para Kuvendit të Kosovës është fyerja për të cilën po flas. Lirisht keni mundur të shkoni edhe në ndonjë klub të pleqve njësoj siç keni shkuar në akademinë e Shkencave dhe të Arteve, apo ndoshta do të kërkoni tash mbështetje dhe votat e tyre për dialog, pse për ndonjë komision për dialogun. Nuk është Kuvendi bira e fundit e kavallit siç thotë populli, dhe ju lutem mos e trajtoni Kuvendin si të tillë”, tha ai.

Krasniqi kërkoi nga Hoti që të raportoi sot për agjendën e takimin në Uashington dhe qëndrimet e qeverisë lidhur me temat që do të diskutohen.

Derisa Hoti kërkoi që opozita të përfshihet në çështjen e dialogut, Krasniqi tha se një kërkesë e tillë është hipokrizi nga Hoti i cili siç tha ai dikur ai vet ka refuzuar diçka të tillë.

Krasniqi: Kërkesa e Hotit për mbështetje është hipokrizi

“Tash kur jeni në pushtet, njëjtë si Albin Kurti para disa kohe, kërkoni mbështetje e pjesëmarrje të opozitës në dialog, bile me një lloj fontanë dëshirash edhe ju sikur paraardhësi juaj e keni projektuar edhe në çfarë role duhet me qenë ne si opozitë. Por të u them të drejtën kjo për mua është një lloj hipokrizie, nuk besoj se keni të drejtë morale për të kërkuar ato që keni refuzuar mbi një vit kur ju vet keni qenë në opozitë.

Krasniqi tha se roli i Kuvendit është vendimtar për çështjen e dialogut me Serbinë.

****

Deputetja Saranda Bogujevci në emër të Lëvizjes Vetëvendose, duke folur për takimin e 27 qershorit në Uashington, ka thënë se nuk është e mundur me një shtet që ka qenë agresor gjatë luftës, destruktiv e mohues të krimeve pas luftës, të diskutohet për zhvillim ekonomik, pasi ekzistenca e Kosovës si shtet është pengesë për Serbinë.

Ajo pati edhe disa pyetje sa i përket takimit në Uashington.

Bogujevci: Ekzistenca e Kosovës si shtet është pengesë për Serbinë

“Kur dhe si u vendos që të shkohet në takim me Vuçiqin për çështje të zhvillimit ekonomik siç po deklarohen, kur dhe ku u vendos që këto janë prioritetet e Kosovës në raport me Serbinë, kush ua dha mandatin për këto tema.... nuk është e mundur me një shtet që ka qenë agresor, destruktiv pas luftës dhe mohues të krimeve të diskutohet për zhvillim ekonomik, pasi ekzistenca e Kosovës si shtet është pengesë për Serbinë”, tha ai, duke shtuar se asnjëherë nuk është shtruar tema për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin në Uashington tha edhe njëherë se është ai që do të udhëheq dialogun. Hoti tha se në dialog po hyjnë për njohje reciproke dhe për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Hoti tha se parimet për procesi ne dialogut mbështetën në Kushtetutën e vendit.

Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq kryeministri i vendit

“Dialogu udhëhiqet nga kryeministri i vendit, sepse kështu thotë Kushtetuta e vendit, sepse kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar. Tani sa i përket parimeve për procesi ne dialogut, janë tre parime të artikuluara në Kushtetutë, e para që integriteti territorial është i panegociushëm, e dyta që organizmi kushtetues i vendit është i panegociushëm dhe e treta që marrëveshja që mund të arrihet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Hoti tha se do të vazhdojë të ftojë opozitën për të diskutuar rreth dialogut, meqë sipas tij, pa partitë opozitare nuk mund të jetë i suksesshëm.

Hoti: Dialogu nuk do të jetë i suksesshëm pa opozitën

“Ky dialog nuk do të jetë i suksesshëm, nuk mund të arrijmë marrëveshje nëse opozita nuk bëhet pjesë, opozitën e ftoj të bëhet pjesë vetëm duke shfrytëzuar mekanizmat kushtetues e jo mekanizma jashtë institucional. Edhe sot kam bërë ftesë dy liderëve të partive opozitare që të takohemi, formalisht me ta dhe t’i informoj në detaje për takimin në Uashington. Sapo të kthehem do të raportoj para jush për diskutimet që kemi bërë në Uashington”, tha ai.

Kuvendi nuk miraton rezolutën e Vetëvendosjes për parimet e reciprocitetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu kërkoi që të votohet një rezolutë e cila sipas tij do të ndërtojë një bazë të barazisë karshi Serbisë para takimit në Uashington. Por, propozimi nuk mori votat e mjaftueshme për të kaluar si rezolutë.

Ai tha se shpreson që rezolutën ta përkrahin Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke paraqitur rezolutën, Aliu ndër të tjera tha se qeveria e Kosovës duhet të zbatojë parimet e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha fushat.

Aliu: Masat e reciprocitetit në fushën e marrëdhënieve tregtare të vendosen brenda pesë ditësh nga miratimi i rezolutës

“Qeveria e Republikës së Kosovës të zbatoje parimet e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha fushat, masa e reciprocitetit në fushën e mardhënieve tregtare të vendosen Brenda pesë ditësh nga miratimi i kësaj rezolute, si arsyetim është Republika e Kosovës gëzon të drejtë në qytetarët e saj, ndërmarrësit, profesionistët, punëtorët të trajtohen barabarsisht pa paragjykime pa pengesa, me dinjitetin e domosdoshëm kur zhvillojnë aktivitetet jetësore profesionale, Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çfarëdo forme tjetër veprimi në marrëdhënie ndërkombëtar nuk mund të jetë ndryshe përpos reciproke”, tha ai.

Ai tha se qytetarët e Kosovës çdo herë kanë shprehur vullnetin që të trajtohen në mënyrë të barabartë me të tjerët në rajon.

Aliu: Nuk e dimë çka do të bisedohet në Uashington

“Kërkoj nga ju deputetë të nderuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta votojmë këtë rezolutë me idenë që kjo të ndërtojë një bazë të barazisë karshi Serbisë sidomos në fazën në të cilën gjendemi para shkuarjes në Uashington dhe para marrëveshjes eventuale me Serbinë, të cilën ne nuk po e dimë as për çka do të bisedohet as nuk po e dimë përmbajtën e saj”, tha ai.

Me 83 deputetë në sallë, rezoluta e propozuar nga deputeti Librun Aliu nuk kaloi meqë mori vetëm 31 vota për, 34 kundër dhe 1 abstenim.

***

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka reaguar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duke i thënë se gjuha që LDK përdorë nuk është gjuhë që i ndan qytetarët e Kosovës dhe politikanët në tradhtar dhe patriotë.

Gashi ka thënë ka shumë mënyra se si mund të dështojmë por është një mënyrë se si duhet të ketë sukses dialogu dhe ajo është dialogu ndërmjet vete dhe dialogu me të tjerët.

Gashi: Nuk i ndajmë qytetarët dhe politikanët në tradhtar dhe patriot

“Gjuha që ne e kemi përdorë dhe e përdorim nuk është gjuhë që i ndan qytetarët e Kosovës dhe politikanët në tradhtar dhe patriotë. Pra refuzoj ta përdori këtë gjuhë të cilën pretenduat që është përdorë nga LDK, nuk është një gjuhë që ne e përdorim dhe nuk e kemi përdorur asnjëherë dhe nuk do ta përdorim as sot, dhe iu them me bindje të plotë dhe e përsëris që ka plotë mënyra se si mund të dështojmë si shtet dhe si shoqëri, por ka vetëm një mënyrë që mund të kemi sukses, është dialogu i brendshëm, bashkëbisedimi, mirëkuptimi“, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund të kemi sukses si shtet duke prishur marrëdhëniet me partnerët tonë.

Kurse, Kadri Veseli ka thënë se është e vërtet që ata si PDK, janë quajtur tradhtar.

Veseli: Kushdo le të shkoj në dialog, vetëm të mbrojë interesin e shqiptarëve

“Po e shoh ka një lloj bajraktarizmi në çështjen se kush e përfaqëson Kosovën. E kam thënë edhe kur kam qenë në pozitë, por po e them është tash. Kushdo le të jetë, kushdo le të shkojë vetëm të mbrojë interesin e shqiptarëve”, tha ai.

***

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar Qeverinë Hoti për largimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Deputeti opozitar tha se shefi i ekzekutivit po pranon çdo kusht nga presidenti serb, Vuçiq.

Në interpelancën plenare për largim të reciprocitetit, Aliu tha se këto masa duhet të rikthehen pasi derivojnë nga barazia.

“Reciprociteti derivon nga barazia, ajo është që derivon marrëdhëniet. Pabarazia, favoret e diskriminojnë dikë tjetër. Duhet të citoj Sami Frashrin që thotë se privilegjet janë shok të Tiranës, pa barazi nuk ka as liri. Nëse dëshirojmë fqinjësi të mirë e raporte normale me Serbinë ne duhet të vëmë reciprocitetin. Serbia nuk ka obligim të sillet mirë me neve, kur ne nuk e vëmë reciprocitetin me të. Kosova duhet të vendos reciprocitet me Serbinë dhe të kërkoj borxhin për krimet e luftës”, tha ai.

Krahas kësaj ai tha se qeveria Hoti me vullnet të plotë po heq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Derisa i ka përmendur atij edhe rolin e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

“Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuqiqi dhe njëra nga këto kushte e që është rrënim i pozicionit tonë negociatat është heqja dorë me vullnet të plotë subjektiv në anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai e deklaroi vet këtë heqje dorë. Ndërsa Serbia nuk pati deklarime për tërheqjen e njohjeve nga shtete që e kanë njohur Kosovën. Ajo mandej përshëndeti tërheqjen e njohjeve në ndërkohë. Po ashtu rikthimi i Thaçit në dialogun është dobësim i pozitës politike të Kosovës në dialog. Zotëri Hoti e riktheu Thaçin e njëjtë, të dëshiruarin e dialogut në të kaluarën”, tha ai.

***

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e reciprocitetit nuk janë veprim nxitës kur ai duhet të merret si veprim ekuivalent krahas veprimeve të një shteti ndaj një tjetri.

“Në këtë institucion kemi dëgju si reciprociteit duhet të jetë parim. Është koncept praktik dhe veprim ekuivalent dhe varet nga një reagim i shtetit tjetër. Nuk është veprim nxitës dhe është i parashikueshëm nga një shtet me politikë të padrejtë me shtetin tjetër. Nëse Serbia nukë shtë e pakënaqur me një masë të Kosovës ajo duhet së pari të tëhreqë një masë kundër Kosovës. Kosova që nga fillimi I këtij procesi e ka dëshmuar historiksiht se është e hapur për dialog dhe prandaj e ka dëshmuar me veprime konkrete”.

“Duke mos vebndosë reciprocitet Kosova vetëm do ta tentojë Serbinë në politika destructive. Përkundrazi nëse e bëjmë Serbinë të vuaj pasojat e politkës së saj destructive ajo do ndryshonte dhe do shihte edhe në intereisne  saj të kishte raporte normale me Kosovën e rajonin. Për vite qyettarët tanë kanë qenë vitkima të poltikës së Serbisë. Ka qenë mosreagimi ynë që i ka mudnësu Serbisë të avzhdojë t’i dëmtojë qyettarët e Kosovës pas asnjë kosto”.

“Për mua mbetet e pakutpimtë, e papranueshme për dialog nëse reciprociteti quhet pengesë e aq më tepër nga një kryeministër që duhet ta ëprfqësoj Kosovësn në tryezën e diskutimeve. Nëse të kutjohet shpallja e pavarësisë, letrat e njohjes që na kanë ardhë thuhet se Kosova synohet të jetë e barabartë me shettet tjera. Praktika e reciprocitetit njihet e pranohet si e tillë nga të gjithë liderët e vendeve demokratike”.

“Këtu na u folë se çka thonë miqtë tanë, por është mirë të shihet çka thonë edhe armiqtë.

Kërkesa për reiprocitet është e dëgjuar nga miqtë tanë. Çka thonë Serbia dhe Rusia për ne? Na quajnë konflikt i ngrirë. Po ju pyes kush e quajti sot, konflikt i ngrirë Kosovën. E quajti kryeministri. Kosova është çështje e zgjidhur, konflikte të ngrira, si vende nëpër Rusi që nuk e kanë statutin e zgjedhur është për keqardhje të krahasohet me Kosovën dhe një gjë e tillë nuk do duhej të përdorej asnjëherë. Duke heqë dorë nga parimi i reciprocitet i është mohuar edhe  e drejta të kërkojë trajtim të barabartë qytetarëve të Luginës që rrezikohen nga pushteti serb”.

***

Kryeministri Avdullah Hoti në interpelancën në Kuvendin e Kosovës tha se arsyeja e vetme pse i ka hequr masat e reciprocitetit është që të fillojë dialogun duke thënë se çdo skenar tjetër është i paqëndrueshëm.

“Nuk po hymë në dialog për normalizimin e linjave të autobusëve as për zgjidhjet teknike, sepse kemi dialoguar që nëntë vjet për këto. Po hymë për njohje reciproke dhe për asgjë tjetër. E ruajmë të drejtën tonë nëse dialogu s’është i suksesshëm dhe do ta marrim vesh shpejt nëse s’është. Kjo është çështje javësh kur do të dimë a mund ta përmbyllim marrëveshjen apo jo, ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran për të vendosur masat e reciprocitetit. Ne nuk kemi hequr dorë nga sovraniteti”.

Hoti tha se takimin e së enjtes në Bruksel do ta shfrytëzojë edhe për të kërkuar liberalizimin e vizave dhe ndihmë financiare për Pakon e Rimëkëmbjes.

“Kur e kemi marrë vendimin e guximshëm për të hequr këto masa PDK na ka përshëndetur vendimin. Vizita jonë në Bruksel të enjten s’e zëvendëson takimin në Wasnhington. Por, ka për qëllim që të kërkojmë liberalizimin e vizave dhe të koordinojmë qëndrimet për atë se sa është e mundur ndihma për Pakon e Rimëkëmbjes”.

***

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, duke thënë se shkuarja e tij në Bruksel para takimit të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë, mund të jetë një gabim që mund të sjellë pasoja, siç është shprehur ai, gjeopolitike.

Në interpelancën në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj tha se kryeministri Hoti po shkon në Uashington i papërgatitur dhe pa tema diskutimi.

Hoxhaj: Vizita e Hotit në Bruksel para Uashingtonit mund të ketë pasoja

“Dje mbeta i habitur kur e pash që do të shkojë në Bruksel para vizitës në Uashington. Krejt vëmendja ndërkombëtare është çka ndodhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Kur shkon në Uashington mund të pyesin çka u tha në Bruksel. A e dini që kur keni vizitë të deklaruar publikisht te partneri kryesor, nuk e bën këtë gabim të thuash se po shkoj në Bruksel e pastaj prej tyre në Uashington. Vuçiq po shkon në Moskë dhe prej Moskës po shkon në Uashington. Është goxha gabim i madh, të bëhet një gabim protokollar me pasoja gjeopolitike, të paktën me sens mund të thonë si kalove në Bruksel, se ata janë qendra e botës dhe partneri ynë kryesor”, tha Hoxhaj.

Ai nuk la pa përmendur edhe një herë se Qeveria e Albin Kurtit për 50 ditë qeverisje ka shkelë dy herë Kushtetutën, ndërsa këtë ‘trend’ po e vazhdon Qeveria Hoti duke e shkelur Deklaratën e Pavarësisë.

Hoxhaj: Vetëvendosje shkeli Kushtetutën, qeveria aktuale Deklaratën e Pavarësisë

“Kolegët e VV-së kanë vendosur një standard të ri sepse për 50 ditë e kanë shkelë dy herë Kushtetutën, dhe kjo qeveri për dy javë e shkeli Deklaratën e Pavarësisë. Unë e kam ndërmend t’ju citoj Deklaratën e Pavarësisë, pika e 8. Deklarata e Pavarësisë i ka 12 nene, paragrafë, pika, pika e 8 thotë: me Pavarësinë vihet detyra e anëtarësisë së përgjithshme në bashkësinë ndërkombëtarë, ne pranojmë plotësisht këtë detyrë. Me zotimin që ka bërë qeveria, keni heq dorë prej këtij paragrafi të Pavarësisë. Kryetarja po thotë edhe pikën 9, pajtohem edhe pikën 9”, tha Hoxhaj.

Ai ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje se hoqën masën e reciprocitetit dhe taksën, e cila ishte vendosur për shkak të tërheqjes së njohjeve për Kosovën, duke bërë kështu lëshime për zotimet e rrejshme të Serbisë.

Hoxhaj: VV dhe LDK kanë bërë lëshime pas gjysmë zotimi të rrejshëm të Serbisë

“Ju kolegë edhe VV edhe LDK e keni heq tarifën dhe reciprocitetin, dhe keni heq dorë nga kandidatura në organizata ndërkombëtare, keni bërë lëshime për gjysmë zotimi fals të rrejshëm të Serbisë”, tha ai. 

Abrashi: Reciprociteti i proklamuar i Qeverisë Kurti ishte vetëm një fiksion

Deputeti Gazmend Abrashi në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në seancën e Kuvendit, duke folur për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, ka thënë se parimi i reciprocitetit i proklamuar nga qeveria Kurti ishte vetëm një fiksion, i cili në të vërtet ka qenë në kontiunitet i zbatuar, duke përdorë gjithnjë emrin kushtetues të Kosovës në importin e mallrave.

Abrashi tha se tashmë insistimi i Aleancës për involvimin e diplomacisë amerikane, po jep rezultatet e para dhe element për stabilizimin e raporteve të lëkundura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abrashi: Parimi i reciprocitetit i proklamuar nga qeveria paraprake ishte vetëm një fiksion

“Parimi i reciprocitetit i proklamuar nga qeveria paraprake ishte vetëm një fiksion, i cili në të vërtet ka qenë në kontiunitet i zbatuar, duke përdorë gjithnjë emrin kushtetues të Kosovës në importin kontuel të mallrave. Tashmë insistimi i Aleancës për involvimin e diplomacisë amerikane, po jep rezultatet e para dhe element për stabilizimin e raporteve të lëkundura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, andaj iu ftoj që këtë marrëveshje të pastër mos ta politizojmë dhe t’i japim rast diplomacinë që qysh ne udhëtimin e parë në SHBA me 27 qershor, t’i presim rezultatet e para“, tha ai.

Debati për heqjen e reciprocitetit me Serbinë po vazhdon ende në Kuvendin e Kosovës.

 

***

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me interpelancën me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, lidhur me heqjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi të jesh kundër reciprocitetit do të thotë të jesh i pabarabartë qysh në nisje të dialogut dhe do të thotë që qeveria Hoti nuk ka guxuar të mbrohet edhe kur kishin mundësi.

Ai heqjen e reciprocitetit e quajti të turpshëm.

Selimi: Thaçi është bosi juaj

“E dimë tashmë që juve gjithë bashkë ju bëri presidenti në ndërtimin e një qeverie ilegale, por të gjithë iu bashkuar atij edhe kundër reciprocitetit, edhe kundër qeverisë Kurti, edhe për pushtetin edhe për marrëveshjet me Serbinë, prandaj ne e kemi të vështirë sot të gjejmë dallimin në mes jush sepse ju jeni të njëjtë në të gjitha këto tema “, tha Selimi.

Selimi pati edhe disa pyetje për ata që e kundërshtojnë reciprocitetin, në veçanti kryeministrit Avdullah Hoti.

Selimi: Mendoni se ku do të ktheheni

“I ngris disa pyetje për ju që jeni kundër reciprocitetit, në veçanti kundër Avdulla Hoti i cili e morri këtë vendim, çka përfiton Kosova duke mos qen e barabartë me Serbinë, çka përfiton Kosova nga heqja e reciprocitetit, përse është pengesë reciprociteti, mbaj shënim sepse po pres përgjigje, për kë është pengesë reciprociteti dhe në fund të fundit në çfarë dialogu jeni nisur, a e kuptoni që nuk ka dialog pa reciprocitet, nuk ka dialog në mes të pabarabartëve sepse ai më nuk quhet dialog, ju keni heq dorë edhe nga vet dialogu, prandaj para se të mendoni se ku po shkoni, mendoni se ku do të ktheheni “, tha Selimi.

Debati për heqjen e reciprocitetit po vazhdon.

***

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për masat e reciprocitetit me Serbinë, në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka paraqitur para deputetëve të Kosovës programin me të cilin do shkojë në Bruksel e Shtëpi të Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se duhet të pranohet thirrja e ardhur nga SHBA për biseda atje, me qëllimin që të arrihet paqe e përhershme mes dy shteteve.

Image
Avdullah Hoti

“Kosova me 17 shkurt 2008 është projekti më kulmor i popullit të Kosovës dhe etnive që jetojnë. Mbi këtë projekt nuk mund të epërsojë askush, këtu përfudnon cdo ëprpjekje për ta rrënu sovranitetin tonë. Në anën tjetër këtu hapet një perspektivë lejgitime për të m=normalize marrdhëniet tona em fqinjët dhe rrugën tonë euroatlantike dhe për tu kthy ku e kemi vendin në familjen euroevropiane. Nisur nga kjo premisë, Kvendi në 2011 kishte votuar një rezolurtë që autorizonte qeverinë për dialogun që do rregullonte çështjet e vendit. Në këtë ishte çështja për normalizimin e marrëdhenieve të Kosovës e Serbisë”.

“Serbia nuk kishte për qëllim normalizimin por intimidimin e sovranitetit të Kosovës e mekanizmat në Bruksel nuk e kishin fuqinë për normalizimin e gjendjes së dy vendeve. Ishte dëmtu konsensusi i brendshëm politik. Në anën tjetër Serbia në asnjë moment nuk e ndali fushatën denigruese të mosnjohjes së Kosovës, duke forcu kapacitetet e veta në dëm të Kosovës. Krejt kjo rezultoi me një process dialogues me shumë frustrime deri përfudnismiht u shua me vendosjen e tarifës. Për fat të keq kjo vetëm e kurthoi Kosovën në procesin e saj. Të gjetur në këtë situatë pa vullnet politik nga të dyja palët dhe me vullnet anemik të Brukselit, faktori amerikan pranoj të jetë ndihmues kreativ i një procesi të ri për të prodhu një marrëveshje përfudnimtare paqeje që duhet të kulmoj me njohje reciproke. Për herë të parë jo vetëm aktor por jemi protagonist për të arritur marrëveshje me njohje reciproke. Kosova ka interes jetik për të arritur në arenën ndërkombëtare. Kosova nuk mudn të jetë vetëm palë që ftohet n tavolinë por të krijimit të diskutimit dhe për të siguru njohje reciproke, njohje nga BE dhe ulëse në OKB”.

“Ky momentum i ri BE-SHBA që ka qëllim të ndërtoj marrëdhenie paqe, duhet ta pranojmë. Vjen në një kohë kur në Kosovë grupe populiste rrezikuan humbjen e miqve. Asnjë sfidë politike nuk duhet të na frikësojë e as stopojë. Këtë proces të ri dialogues duhet shikuar si mundësi për garantimin e shtetit tonë të pavarur. Largimi i barrierave tarifore nga ana e qeverisë sonë ishte vullnet i mirë për shtyrjne e procesit përpara dhe për tu vënë në krah të partnerëe ndëkrombëtarë”.

“Jam i bindur se vetëm përmes masave që i kemi marrë me qendrat ndërkombëtare do kthej ndihmën e SHBA-së në Kosovë. Kjo ndërmarrje e qeverisë sonë kanë pasur për qëllim që shteti i Kosovës të mos paguaj faturën e politikave të gabuara. Pasojat e atyre vendimeev morrën masa ndëshkuese, të shqiptuara publikisht nga SHBA. Kemi nevojë që në përballje me Serbinë të jemi bashkë, përkrahë njëri tjetrit.
Pajtohemi se ansjë masë e reciprocitetit nuk mund të jetë e suskesshme nëse ne nuk kemi përkrhajen e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti në interpelancën e inicuarnga deputeti i VV-së, Liburn Aliu e e mbëstetur nga deputetë të tjerë.

***

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kritikuar qeverinë Hoti për largimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Deputeti opozitar tha se shefi i ekzekutivit po pranon çdo kusht nga presidenti serb, Vuçiq.

Në interpelancën plenare për largim të reciprocitetit, Aliu tha se këto masa duhet të rikthehen pasi derivojnë nga barazia.

Aliu: Kosova duhet të vendos reciprocitetin me Serbinë

“Reciprociteti derivon nga barazia, ajo është që derivon marrëdhëniet. Pabarazia, favoret e diskriminojnë dikë tjetër. Duhet të citoj Sami Frashrin që thotë se privilegjet janë shok të Tiranës, pa barazi nuk ka as liri. Nëse dëshirojmë fqinjësi të mirë e raporte normale me Serbinë ne duhet të vëmë reciprocitetin. Serbia nuk ka obligim të sillet mirë me neve, kur ne nuk e vëmë reciprocitetin me të. Kosova duhet të vendos reciprocitet me Serbinë dhe të kërkoj borxhin për krimet e luftës”, tha ai.

Krahas kësaj ai tha se qeveria Hoti me vullnet të plotë po heq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Derisa i ka përmendur atij edhe rolin e presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë.

Aliu: Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuçiqi

“Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuqiqi dhe njëra nga këto kushte e që është rrënim i pozicionit tonë negociatat është heqja dorë me vullnet të plotë subjektiv në anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai e deklaroi vet këtë heqje dorë. Ndërsa Serbia nuk pati deklarime për tërheqjen e njohjeve nga shtete që e kanë njohur Kosovën. Ajo mandej përshëndeti tërheqjen e njohjeve në ndërkohë. Po ashtu rikthimi i Thaçit në dialogun është dobësim i pozitës politike të Kosovës në dialog. Zotëri Hoti e riktheu Thaçin e njëjtë, të dëshiruarin e dialogut në të kaluarën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat