Biberaj tregon se nga ka mundur të dalë aktakuza: Nga Rusia, ose BE e cila u ndje e lënë pas dore

Aktuale

Biberaj tregon se nga ka mundur të dalë aktakuza: Nga Rusia, ose BE e cila u ndje e lënë pas dore

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 08:55
Aleksandër Biberaj

Aleksandër Biberaj, ish-zv/president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës tha për Euronews Albania se aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar është mbështetur në librin e Karla del Pontes, që nuk kanë asnjë gjë të vërtetuar dhe mbështetet vetëm mbi fjalë gazetarësh.

Por pavarësisht të gjithave, për  Biberaj shtyrja e takimit të Uashingtonit më 27 qershor është lajm i mirë pasi sipas tij po mbahej në mungesë të plotë të informacionit dhe transparencës duke shtuar dyshimet për një marrëveshje të mundshme ku mund të diskutohej shkëmbim territoresh.

“Për Kosovën nga njëra anë kemi një imazh të prishur në skenën politike ndërkombëtare, por takimi i 27 qershorit nuk ishte transparent dhe ishte i shpejtuar, ka qenë i mbështjellë me një tis për shkëmbime të territorit. Ka pasur edhe një element tjetër negativ pasi ka pasur një shkëputje nga BE. Kosova nuk mund të kuptohet pa BE pasi është pjesë e Evropës”, tha ai.

Sipas Biberajt dalja e kësaj aktpadie tri ditë para takimit në Uashington nuk është e rastësishme.

Kjo që ndodhi është edhe një reagim edhe politik. Ka dy hipoteza nga ku mund të ketë dalë kjo aktakuzë; mund të ketë ardhur nga SHBA, pasi një prokuror i zgjedhur vetëm para dy vitesh nuk mund të jetë edhe aq i pavarur nga administrata. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Vuçiq u takua me Putin, dhe nuk mund të jesh në Moskë e pas dy ditësh në Uashington.

Mund të ketë ardhur edhe nga BE sepse e ndjeu veten të lënë pas dore, takimi ishte jo transparent i veshur me mister. Por pavarësisht të gjithave shtyrja e takimit të Uashingtonit ishte pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat