Haradinaj Stublla takohet me përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, tregon çka diskutuan

Aktuale

Haradinaj Stublla takohet me përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, tregon çka diskutuan

Nga: G.B Më: 27 qershor 2020 Në ora: 10:49
Pamje nga takimi

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, është takuar me Përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, znj.Kay Bailey Hutchinson.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se SHBA janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se në takimin shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të SHBA-ve në të gjitha proceset integruese, duke shtuar se Kosova është e gatshme për të ecur para drejt integrimit të plotë në NATO.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO.

Ishte nder i veçantë të takoj Përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, znj.Kay Bailey Hutchinson.

Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe të ShBA-ve që ka dhënë në të gjitha proceset për Kosovën si dhe përkahjen e vazhdueshme për avancimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s.

Kosova është e gatshme për të ecur para drejt intergrimit të plotë në NATO - dhe këtë rrugëtim do ta bëjmë me punë, angazhim e koordinim të plotë me aleatin tonë të pëhershëm - ShBA-të.

Kosova, anëtare e NATO-s është më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat